E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ne kuvend, vetem me Komision pa kushte

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ritheksoi paraditen e djeshme se Partia Socialiste do te rikthehet ne Parlament vetem nese plotesohet kushti per hetim parlamentar zgjedhjeve te 28 Qershorit. "Pushteti po ben veshin e shurdher, protesta e PS nga kryeqyteti do te zhvendoset ne rrethe. Ne vazhdojme te theksojme gatishmerine tone per pranine ne parlament, por vetem nese kryhet hetim parlamentar per zgjedhjet e 28 Qershorit. Lajmeroj se protesta e ardhshme do te jete te premten ne Berat", njoftoi kryesocialisti. Duke folur per nismen e PS, ai theksoi se shume shpejt numri i firmave nga populli qe do t'i hape rrugen hetimit te zgjedhjeve do te arrije ne 50 mije. "Kuvendi eshte bere "hallke e shtetit" dhe "shkolle nate" qe s'mund te perballoje asnje sfide e jo me zgjedhjen e krizes se trefishte. Kuvendi s'mund te perballoje asnje sfide, por mos hapja e kutive thellon krizen e trefishte", theksoi kreu i selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›