E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vleresoj perkushtimin e Shqiperise ndaj NATO-s"

Kreret e larte te shteteve te rendesishme te botes, por edhe drejtuesit e organizatave te rendesishme boterore, kane vijuar urimet e tyre ne adrese te kryeministrit Berisha per rizgjedhjen si kryeminister edhe per nje mandat kater vjecar. Dje Berisha mori nje telegram urimi edhe nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sipas drejtuesit te larte te NATO-s, qeveria gjate ketij mandati do te vazhdonte te shprehte perkushtimin e saj ndaj Aleances. "Une besoj se perkushtimi i vendit tuaj ndaj Aleances do te mbetet i palekundur, i bazuar ne perkushtimin e popullit shqiptar per te qene pjese e komunitetit te demokracive te zones se Atlantikut te Veriut dhe te luaje nje rol stabilizues ne Ballkan dhe me gjere", theksohet ne letren e Sekretarit te Pergjithshem. Rasmussen tha se priste qe te punonte bashkerisht, drejt pergatitjes se samitit te ardhshem te rendesishem ne Lisbone. Nje mesazh urimi Berisha e mori dje edhe nga kryeministri i Indise, Manmohan Singh. Sipas tij, ishte e rendesishme qe dy vendet te bashkepunonin miqesisht, per te rritur marredheniet mes tyre. Nje telegram i vecante, kryeministrit i erdhi edhe nga Presidenti i Palestines, Mahmoud Abbas, per rizgjedhjen e tij ne krye te qeverise. Ne letren e tij, Abbas vlereson qendrimet e qeverise shqiptare dhe mbeshtetjen e plote ne favor te popullit Palestines dhe luftes se tij legjitime. Nje mesazh, Berisha mori edhe nga homologu i tij bullgar, Boyko Borissov. Kryeministri bullgar shprehet se vendi i tij do t'i jepte mbeshtetjen maksimale Shqiperise, ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Ai shprehu bindjen se qeveria do ta shikoje me prioritet te plote integrimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›