E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në tryezë me Berishën dhe Topin ulem vetëm për të hapur kutitë

Tiranë, 4 Shkurt NOA Kryetari i Partisë
Socialiste Edi Rama paralajmëroi disa minuta më parë se në tryezë bisedimesh me
kryeministrin dhe Presidentin, do të ulej vetëm nëse do të hidhej si opsion,
hapja e kutive të votimit.

Partia Socialiste nuk kërkon përmbysjen e
rezultatit në tavolinë por transparencën për të nxjerrë në sytë e shqiptarëve
çfarë ka në kutitë, vota, lista zgjedhësish etj, - tha Rama duke këmbëngulur
se nuk bëhet fjalë për ndryshimin e qeverisë por i sistemit elektoral.

Rama ilustroi me një shembull sipas tij se në
një fshat, emri i të cilit nuk u përmend prej tij, janë deklaruar 500 vota kur
as gjysma nuk kanë marrë pjesë në votim.

Këtu Rama tha se me evidentimin e këtyre
shkeljeve, pas hetimit parlamentar të kutive të votimit, fjala i kalon drejtësisë.

Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›