E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër djem, masakër te taverna Daja, në luftë me vdekjen 24-vjeçari

Tiranë, 4 Shkurt NOA Një djalë 24-vjeçar po
lufton me vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi u sulmua me thika nga
katër persona të cilët u zhytën në debat me viktimën e tyre në gjendje të
dehur.

Ngjarja ka vënë në lëvizje forcat policore të
cilat u angazhuan në një operacion të koduar që vuri në pranga të katër të
dyshuarit.

Operacioni i koduar Taverna vendosi nën
pranga për vrasje me dashje të mbetur në tentativë Ermal Nike Leka, 31
vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Maringlen Riza Cina, 24 vjeç dhe  Ervis Ndue Marashi, 18 vjeç, që të dy lindur
lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, si dhe 24-vjeçarin Zef Vlash Marku,
llindur në Lezhë dhe banues në Prush, Tiranë, i dënuar më parë për veprën
penale të vjedhjes.

Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, thanë se katër
djemtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë sulmuar fizikisht 24 vjeçarin
Bledar Sefa, lindur e banues në Laç.

Ngjarja ndodhi përgjatë orëve të para të ditës
së sotme, në ambientet e tavernës Daja të ndodhur në Unazë të Re, kur katër të
dyshuarit, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë, duke e plagosur disa
herë në trup 24 vjeçarin Sefa.

Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin
Ushtarak Tiranë por mjekët thanë se ai ndodhet në gjendje të rënduar për jetën,
për shkak të plagëve serioze të marra në trup.

Duke folur për hetimet, policia e Tiranës i
tha agjencisë NOA se shkaku i grindjes përmes të pestëve, ka nisur fillimisht
pas një debati për motive të dobëta në gjendje të dehur.

Autorët e dyshuar të kësaj plagosjeje të
rëndë, në momentin e ngjarjes kanë qenë duke darkuar me njëri-tjetrin, ndërsa i
dëmtuari ka qenë me disa miq të tij, në një tjetër tavolinë. 

Kapja e autorëve, u bë e mundur në sajë të
informacioneve të poseduara për to, - detajoi policia duke konfirmuar se të
dyshuarit, menjëherë pas kryerjes së këtij krimi ishin shpërndarë, duke u fshehur
tek të afërmit e tyre në zona të ndryshme në Tiranë. 

f.sh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›