Rama Nuk do marrim pjese ne reformen zgjedhore

Kryetari i Partise Socialiste mohoi dje pjesemarrjen ne komisionin per reformen zgjedhore pa hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se nuk do te behen pjese e asnje nisme te qeverise pa hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit perfshire ketu edhe komisionin per reformen zgjedhore.
Ne nje bashkebisedim me gazetaret kryesocialisti tha gjithashtu se strukturat e tyre jane ne pune intensive jo thjesht per te pergatitur protesta por per te forcuar opozitarizmin ndaj ketij pushteti te grabitur qe po grabit perdite Shqiperine. Sipas tij objektivi eshte largimi i qeverise per sa kohe qeveria nuk i hap rruge transparences.
Zoti Rama ka pasur nje lajmerim para pak ditesh permes se cilit u kerkohet universiteteve publike te perballojne nga te ardhurat e tyre edhe shkurtimet e rrogave te pedagogeve dhe te stafit akademik. Si e vleresoni ju kete
Ne nuk jemi kunder arsimit privat dhe nuk kemi asgje kunder universiteteve private ne parim. Madje perkundrazi i shohim si nje katalizator te konkurrences ne kushtet e nje sistemi transparent qe e garanton konkurrencen.
Gje qe per fat te keq sot ne Shqiperine qe jetojme nuk ekziston ne asnje aspekt te funksionimit te jetes shqiptare dhe nuk ekziston as ne sistemit tone universitar. Por duke mos qene kunder arsimit privat dhe universiteteve private ne parim ne nuk mund ta pranojme ne asnje menyre politiken e rrenimit te arsimit publik dhe posacerisht te universiteteve publike qe po kthehen ne hije te vetvetes.
Dua te kujtoj qe ky vend sot ka plot 35 universitete nga te cilat vetem 11 jane publike. Ne vetvete ky eshte nje raport i percudnuar dhe i panjohur per asnje demokraci funksionale per asnje shoqeri normale qe ne fakt ka percudnuar sistemin tone arsimor qysh ne baze.
Dyndja e universiteteve qe eshte pjese e kesaj politike te rrenimit nuk shoqerohet me masa financiare per te ndihmuar qendresen perballe kesaj dyndjeje por perkundrazi shoqerohet me braktisjen sistematike te terrenit nga ana e qeverise kur eshte fjala per hapesire universitare publike.
Per me teper pastaj jane te qarta te gjitha ato konflikte aspak te rastesishme por sistematike mes qeverise dhe stafeve universitare lidhur me cenimin e vazhdueshem te autonomise dhe perpjekjen e vazhdueshme per ti vendosur universitetet publike nen nje hyqem politik per interesa thjeshte dhe vetem politike jo publike.
Ne e konsiderojme kete dhunim te asaj qetesie shume relative te pedagogeve dhe pedagogeve te sistemit universitar publik ne kushtet kur thjeshte dhe vetem mbijetojne teresisht te papranueshem dhe per me teper nje shprehje jashtezakonisht te qarte te kercenimit ne te cilin eshte vendosur sistemi universitar dhe te perspektives pa asnje drite ne fund te ketij tuneli ku e kane futur arsimin publik universitar jo vetem vizioni primitiv jo vetem paaftesia qeverisese por edhe interesat private.
Te cilat sic po e sheh perdite publiku dhe sic do ta shohe akoma me shume dite pas dite diktojne procesin qeverises ne Shqiperi gjithmone e me shume.
Nw raportin e OSBE-sw thuhet se palet politike ne Shqiperi jane treguar te paafta per te bere reformen zgjedhore. Nderkohe qe eshte dekretuar edhe data e zgjedhjeve qe do te jete 8 maji. A do te behet pjese PS e kesaj reforme zgjedhore
Jo. Partia Socialiste nuk do te behet pjese e asnje vendimmarrje te iniciuar nga qeveria aktuale qe ka uzurpuar pushtetin e popullit duke grabitur votat dhe duke u kthyer perdite e me shume ne nje lloj organizate e cila ngjan shume me teper ne nje organizate qe ka si objekt te sajin veprimtarine kriminale sesa te miren publike. Ska ndryshuar asgje ne raport me domosdoshmerine per transparence qe te ndryshoje gjesend ne raport me kete vendim te marre nga ana jone i cili mbetet ne fuqi.
Mendoni se zoti Bosh e ka informuar ne menyre objektive keshillin e OSBE-se ne Vjene per sa i perket pjeses se pare qe Partia Socialiste nuk i eshte pergjigjur verejtjeve apo terheqjes se vemendjes nga faktori nderkombetar per te qene pjese e parlamentit per te marre pjese ne votimin e ligjeve te rendesishme si ai per Keshillin e Larte te Drejtesise Gjykaten Administrative
Nje raport nje deklarate nje liber nje dokument lexohen ne teresine e tyre dhe jo ne menyre kaq te shkeputur sepse i bie qe per te vleresuar fustanin ti referohesh vetem nje kopse qe mungon apo qe nuk ka te njejten ngjyre me te tjerat.
Z. Rama ju keni porositur deri tani me takimet qe keni bere gjithe strukturat qe te behen gati per protesta te pakten nga ajo qe eshte deklaruar edhe nga drejtues te tjere te PS. Kur do te fillojne keto protesta dhe cila do te jete motoja kryesore kete here. Do te kemi zgjedhje te parakohshme njekohesisht me zgjedhjet vendor ne 8 maj
Strukturat tona dhe te gjithe ne jemi ne pune intensive jo thjesht per te pergatitur protesta por per te forcuar opozitarizmin ndaj ketij pushteti te grabitur qe po grabit perdite Shqiperine. Sigurisht pjese e ketij opozitarizmi do te jene edhe protestat. Objektivi eshte largimi i qeverise per sa kohe qeveria nuk i hap rruge transparences.