fare ka pertej kopese
Ka mbi 4 muaj qe nderkombetaret i jane kushtuar zgjidhjes se krizes se thelle politike ne Shqiperi ardhur si pasoje e manipulimit te zgjedhjeve te qershorit te vitit te kaluar. Jo rastesisht ky ka qene nje vit i rende per shqiptaret.
Nderkohe qe listat jane bere te zakonshme ne dyqanet ushqimore ndersa neper trotuare jane rishfaqur shitesit rome te teshave te perdorura dukuri qe ishte zhdukur prej vitesh qeveria trumbeton rritje ekonomike te papare ndonjehere ne histori.
Sapo theksohet nje fenomen negativ dhe sensibilizimi rritet po keshtu rritet te pushteti i sotem fenomeni famekeq i mendimit ne grup apo group thinj sic njihet ne terminologjine e shkencave shoqerore. do gje qe bejme ne eshte e mire eshte e paster eshte e pakundershtueshme... - thote qeveria.
A thua se po mos te kundershtonte opozita nuk do te kishte as krize e as lufte te vobektesh per qindarka madje po te mos ishte media dhe kronikat e saj nuk do te kishte as rruge te pashtruara autostrada e kombit nuk do te shembej dhjetera here as Gerdeci nuk do te shperthente as raste korrupsioni nuk do te ekzistonin po te mos ishte Gjykata Kushtetuese nuk do te kishte as ligje antikushtetuese te hedhura poshte per te njezeten here... Me nje fjale zgjidhja qenka le te krijojme nje realitet virtual dhe te rrojme ne enderr...
Mendimi i cartur i grupit te ben te jesh fanatik. Dhe fanatizmi eshte tipari me i dukshem ne reagimet me te cilat kjo mazhorance e pakonfirmuar mbron shkeljet e saj te pafundme. Ne gjykimin qytetar te krizes opozita ne kete vend po ben nje oponence model. Po pranon konsensusin po sakrifikon per te.
shte e qarte qe nuk mund te kete konsensus nese leshimet jane vetem te njeres pale. Mazhoranca per aq sa mund te quhet e tille do ta kuptoje shpejt qe i ka bere llogarite gabim.
Kjo ka nje arsye te thjeshte pertej kopese se tyre nuk ka me dele por njerez te irrituar me abuzimet ne rritje. Lidershipi i opozites duke vepruar sipas sentences se njohur politike me pare humbas nje pale zgjedhje sesa humbas shpirtin eshte identifikuar dite pas dite me pjesen me qytetare dhe me legjitime te shoqerise.
Kandidat per deputet ne zgjedhjet e fundit ne Shkoder