Ruci Nuk ka zgjedhje pa transparence

Kryetari i grupit socialist thote se nese nuk bihet dakord per fletet PS do ti rikthehet protestave
Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi dje se vullneti politik po pengon zgjidhjen e krizes ne vend. I ftuar ne emisionin Ora e debatit te gazetarit Alfred Peza zyrtari i larte socialist theksoi se PS nuk pranon te nenshkruajne ngritjen e komisionit hetimor nese do te digjen fletet. Kemi vleresime te ndryshme per termin materiale zgjedhore. Per ne perfshihen edhe fletet e votimit ndersa per PD-ne jo.
Ndaj ne ofruam opsionet tona qe qene objekt diskutimi ne negociata. Ne fund te korrikut ne i adresuam leter mazhorances por nuk u ra dakord per fletet - sqaroi Ruci. Sipas tij nuk ka me hapesira per negociata pasi jane bere te gjitha leshimet dhe nga Partia Socialiste nuk do te kete me te tilla.
Nese nuk bihet dakord per fletet PS do ti rikthehet protestave. Kushtezimi i veprimtarise parlamentare te grupit te PS-se vazhdon. Ne do te jemi ne parlament do te zhvillojme veprimtarine tone por nuk votojme asgje. Perjashto ndonje cudi si ajo qe ben mazhorance si perpjekjet e fundit per te uzurpuar institucionet dhe per te penalizuar Shqiperine ne organizma qe ne mezi jemi pranuar ne to.
Penalizimi eshte ne axhenden e partnereve nderkombetare lidhur me uzurpimin e institucioneve nga mazhoranca. Kete alarm e kemi dhene. Behet fjale posacerisht per SHISH - sqaroi kryetari i grupit parlamentar Socialist.
Sipas tij nuk ka nje vendim per bojkotin e parlamentit dhe opozita do te vazhdoje hapat e saj politike. Ruci theksoi se do te kete protesta dhe do te kete perdorim te te gjithe elementeve te luftes politike me nje objektiv Sali Berisha te largohet nga kjo qeveri.
Kryetari i Asamblese Kombetare deklaroi se Partia Socialiste nuk mund te shkoje ne zgjedhje me Sali Berishen ne pushtet. Te mos iu shkoje mendja se do te rrime te menjanuar ne zgjedhje PS eshte nje force politike qe do te vije ne pushtet.
Ne pushtet vihet permes zgjedhjeve. Nuk ka zgjedhje pa u zbardhur transparenca. Zgjedhje pa u bere transparence dhe me Sali Berishen ne pushtet nuk ka zgjedhje ne Shqiperi. Do te kete zgjedhje apo sdo te kete zgjedhje
Nuk ka zgjedhje pa opoziten. Nuk behen zgjedhjet - deklaroi Gramoz Ruci. I pyetur mbi ndryshimet ne struktura kreu i AK-se deklaroi se ndryshime do te kete dhe se ndryshimet sjellin zhvillim vitalitet force. Sipas tij strukturat e PS-se ndryshimin e kane pjese te zhvillimit te tyre dhe ne kohen e duhur keto institucione do te ndryshohen.