Rama: Nuk kemi fituar për të ndarë, por për të bashkuar (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj 1 milion shqiptarëve që votuan për mazhorancën e re, ndërkohë që thotë se qeveria e re nuk do të ndajë, por do të bashkojë.
Mirënjohje për 1 milion që na votuan dhe respekt për ata që nuk na votuan. Zyrat do jenë tonat, pushteti do të jetë i tyre. Nuk kemi fituar për të ndarë, por për të bashkuar, shkruan Rama në Facebook, ku ka hedhur edhe disa prej fotove të ditës së djeshme, fillimisht të betimit në Presidencë dhe më pas të mbledhjes së qeverisë.








