Halimi: Vendimet e djeshme të qeverisë Rama janë anti-kushtetuese
Ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cilëson si anti-kushtetuese vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë Rama.
Në një prononcim për mediat, ish-kreu i drejtësisë akuzoi kryeministrin Rama për shkelje të ligjit duke theksuar se kjo nuk bëhet për herë të parë nga ai.
Sipas Halimit,ligji e përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara marrjes së vendimit nga ana e qeverisë.
Qeveria Rama ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë zyrtare të këshillit të ministrave ku u miratuan edhe 3 vendimet e para.
Së pari është caktuar Kodi i Etikës së Qeverisë së re. Së dyti është caktuar që në zyrat e administratës të mos qëndrojë më fotoja e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, por portreti i Ismail Qemalit. Së treti, qeveria e sapoemëruar ka vendosur ndalimin e importit të plehrave.