E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-zëvendësministri i Berishës: Këta vandalë duhen ndalur me çdo kusht dhe çdo çmim

collakuIsh-zëvendësministri i Jashtëm për një kohë fare të shkurtër, Kreshnik Çollaku, është përpjekur të fitojë vëmendje gjatë këtyre muajve të fundit, me deklarata që shpesh shkojnë tej logjikës dhe imagjinatës njerëzore.

Së fundmi ai është shprehur i revoltuar me vendimin që në vend të fotos së Bujar Nishanit, nëpër institucione të vendoset foto e Ismail Qemalit.

Ai ka thënë se Rama dhe ministrat e tij janë vandalë dhe duhet të ndalen me çdo kusht dhe çdo çmim. Se si, vetëm ai e di.

Jam krejt i shokuar nga akti i heqjes se foto se presidentit të Republikes. Jam i shokuar dhe i zhgënjyer nga niveli i vulgaritetit të këtij akti. Shteti serioz është formë serioze. Në çdo protokoll të çdo shteti nga ato me të qytetëruar e zhvilluar e deri të ato në një hap me tej se shtetet tribale, fotografia e kreut të shtetit, presidentit, nuk mungon. Nuk mungon se ajo nuk është foto panoramike, por ka një simbolikë që në çdo Republikë është në themel. Presidenti përfaqëson unitetin e kombit. Duke hequr foton e presidentit Rama ka cënuar pikërisht këtë simbolikë.

Si kundërshtar politik me të do të kisha pritur e mirëpritur shumë akte. Por jam thellë i zhgënjyer në kufij revolte, nga Rama e disa ministra pranë tij, të cilët sidoqoftë për faktin se të dalë nëpër botë, do shfaqeshin më të emancipuar. Në fakt ndodhi e kundërta.

Me këtë akt prej vandalësh na dhanë shenjën e hidhur se fjalët nga veprat janë larg. Dhe shkollat, kurset, vitet e jetuara jashtë nuk kane arritur te mundin te keta njerez instiktin e eger te nje ideologjie qe e shpallin te vdekur por te ciles besnikerisht i ruajne e ndjekin ritet….ky kthim i vrullshem pas në vitet e Koçi Xoxes është i papranueshem e duhet ndalur me çdo kusht e çmim…Vandale të tillë janë të padenjë për gjeneratën e re te shqiptarëve. Këta meritojnë vend në arkivat e shëmtuara të vesit e primitivitetit njerëzor, shprehet Çollaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›