Rama Nuk keni asnje lidhje me konkursin nderkombetar
Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama ka sqaruar dje arsyet pse nuk eshte paraqitur ne mbledhjen e Komisionit Shteteror per Kompleksin e ri Parlamentar. Sipas nje letre drejtuar Kryetares se Kuvendit Kryetari i Bashkise se Tiranes ben me dije se mbledhja nuk kishte as rend dite dhe as permbajtje. Sipas kryesocialistit dhe kryebashkiakuit ne te njejten kohe Edi Rames Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vazhdon ti shkaktoje dem institucionit te Parlamentit me kurajen dhe arrogancen e te paditurit. Duke e ditur qe kjo ftese do te bjere ne vesh te shurdher ju siguroj zonja Topalli ne vullnetin e palekundur te opozites per te cuar perpara perpjekjen per largimin tuaj nga nje pushtet i vjedhur me te cilin po mbani peng demokracine drejtesine dhe ekonomine e njerezve te zakonshem te ketij vendi citohet ne letren e Rames drejtuar Kuvendit. Kryetari Rama e ka cilesuar si paaftesi te Parlamentit mosorganizimin e nje procedure kaq rutine konkursi e cila shume lehte mund te adaptohet nga cdo vend europian. Lista e studiove qe kane shprehur interes per te marre pjese ne konkursin ne fjale dhe profili i tyre pershkruar ne dokumentacionin bashkengjitur njoftimit nuk ka asnje lidhje me ju me Kryeministrin dhe me kete komision. Sepse ky komision nuk ka kurrfare pune dhe kompetence profesionale per te shqyrtuar listen e studiove dhe percaktuar cfaredo qofte lidhur me shprehjen e interesit te tyre citohet ne letren e kryebashkiakut Rama drejtuar Kryetares se Parlamentit. Ne letren e tij kryetari i bashkise me te madhe te vendit shprehet se kryeparlamentarja Kryeministri dhe ministrat e tij detyre te vetme kane te shajne opoziten. Jeni kaq joserioze dhe madje qesharake ne punen tuaj sa nje mbledhje te lajmeruar dy dite me pare per te merkuren ne oren 18.00 na lajmeroni po sot te merkuren ne oren 11.00 se do u afruaka ne oren 13.00. Me siguri per ndonje koncert per pushtetin po kjo tregon sesa te organizuar e keni ju javen e punes per te cilen shqiptaret ju paguajne qe te drejtoni shtetin thote Rama ne letren e tij.