E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet serish ligji per partite politike

Komisioni i Ligjeve

Projektligji per partite politike shtyhet per te katerten here ne komisionet parlamentare. Komisioni i Ligjeve i cili kishte te parashikuar ne axhenden e tij shqyrtimin e ketij projektligji ka shtyre pa afat diskutimin duke e mbuluar me mister te gjithe procesin. Duket se tentativat e te dy kampeve parlamentare per te krijuar aleanca te reja ne zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 kane sjelle edhe kete konsensus mes dy partive te medha per te mos penalizuar partite e vogla. Nje prej tyre eshte Levizja per Zhvillim Kombetar e Dashamir Shehit i cili kohet e fundit ka marre dy ftesa nga partite e medha politike pavaresisht se nuk ka pranuar asnje prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›