Parlamenti i ri arma e PD-se per fushate
Kreu i qeverise vazhdon fushaten elektorale te zgjedhjeve vendore me akuza ndaj kreut te Bashkise se Tiranes. Duke e cilesuar kryebashkiakun si nje lsquobojaxhi te rendomte Kryeministri Berisha shtoi se kryetari i Bashkise se Tiranes duke e pare veten me jave te numeruara apo vetem pak muaj ne kete detyre duke ditur dhe alergjine qe ka per Parlamentin nuk gjen forca shpirterore per te ndjekur punimet e ketij komiteti. Nga 32 firmave te cilave iu be ftesa disa dite me pare per te marre pjese ne konkursin per ndertimin e godines se Parlamentit te ri vetem 25 prej tyre kane paraqitur interes duke dhene edhe dosjen e puneve te tyre te meparshme. Vini re zoterinj sesi i ka ruajtur te gjitha monumentet e atit te tij shpirteror pa i prekur pa i cenuar asnje prej tyre duke treguar se eshte nje bojaxhi i rendomte. Te gjitha studiot qe i ka kontraktuar kane pasur porosi te prere dhe perfundimtare mos prek trashegimine e Enver Hoxhes tha Berisha. Po keshtu Kryeministri Berisha leshoi akuza edhe per ate shtrese te shoqerise civile qe mbron idene e mosshembjes se Piramides. Ata qe kendojne kengen e vlerave ata tregojne se jane vetem skllever te lejeve te ndertimit qe marrin nga kryetari i Bashkise ne mbrojtje te atit te tij shpirteror tha Berisha. Ne Komisionin Shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri moren pjese Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministrit Sali Berisha kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi dhe ministrat e Finances Ridvan Bode dhe ai i Transportit dhe Puneve Publike Sokol Olldashi. Ne komision u prezantuan emrat e 25 firmave me prestigjioze te arkitektures nderkombetare te cilat kane paraqitur interes per ndertimin e Parlamentit te ri shqiptar. Keto studio kane ndertuar vepra te njohura arkitekturore ne vende te ndryshme te botes. Sipas Kryeministrit Berisha vendimin per ndertimin e Parlamentit e ka marre Partia Socialiste ne pushtet me Kryeminister Fatos Nanon dhe e ka marre ate vendim 7 vjet me pare. Ne nuk kemi qene kunder edhe para 7 viteve sepse nuk mund te kundershtojme ndonese sot Shqiperia eshte 7 here me e fuqishme ekonomikisht sepse vendit i duhet Parlamenti ndertesa me e rendesishme e vendit tha Berisha. Edhe kesaj here Kryeministri nuk i shmangu batutat per kryebashkiakun Rama duke thene se Ndodhi ajo qe ndodhi solli nje model afrodiziak sic ka veshje afrodiziake sic ka ushqime afrodiziake ka dhe forma te tjera afrodiziake. Njeriu qe vuri ylberin si logo te partise se tij ne fushate elektorale dhe mahniti te gjithe Europen donte qe edhe Parlamenti ta ylberizonte ne menyren e tij shume e rende e papranueshme pra ajo nuk mund te pranohet. Sipas tij 60 vjet me pare kur Parlamenti ishte nje aneks i diktatorit dhe diktatures kjo ndertese u shnderrua ne seli qendrore Komiteti Qendror i dhunes terrorit i shtypjes shqiptare. Kurse Parlamenti u degdis ne nje salle e cila per 50 vjet u thirren deputetet per te ngritur kartonet pa pasur as dhe kushtet me minimale sepse ndertesa ishte Komiteti Qendror kjo ketu ndersa te ashtuquajturit deputete kishin vetem nje te drejte te shkonin dhe te uleshin ne ate salle dhe te ngrinin kartonet pa pasur as dhe kushtet me minimale se ndertesa ishte Komiteti Qendror te ashtuquajtur te zgjedhur kishin vetem nje te drejte te shkonin ne ate salle dhe te ngrinin kartonet tha ai. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se studiot qe kane shprehur interes perfaqesojne majat e arkitektures boterore dhe veprat e tyre gjenden ne kryeqytetet me te medha te botes. Kryeministri Berisha tha nder te tjera se projekti i ndertimit te Parlamentit te zona e Piramides ka si kriter nder me te rendesishmit kriterin ekonomik ku buxhetit te shqiptareve do ti kursehen deri ne 30 milione euro. Ne komision u theksua se transparenca me publikun do te jete baza per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ku krahas jurise per kete ceshtje do te kete dhe nje debat te gjere publik. Komisioni shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri shqiptar vendosi qe 25 studiot qe kane shprehur interes te marrin pjese ne konkursin per projektidene e kompleksit te ri parlamentar.