Kolegjet e bashkuara rrezojne KLD-ne

Tirane- Gjykata e Larte ka rikthyer ne detyre dje, tre gjyqtaret e shkarkuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise per shkelje te detyres. Vendimi eshte marre nga kolegjet e bashkuara te kryesuar nga kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj, shfuqizimin e vendimit te marre nga KLD-ja, me daten 31 janar te vitit te kaluar, pasi u gjet me disa shkelje. Tre gjyqtaret qe do te rikthen ne detyre jane Gjenovefa Gaba, ish kryetarja e Gjykates se Apelit Vlore, si dhe dy ish vartesit e saj, Vasil Hanxhallari dhe Sokol Ngresi. Dje ne Gjykaten e Larte, gjyqtarja Gaba ka pranuar faktin se se bashku me Vasil Hanxharin dhe Sokol Ngresin kane shpallur nje vendim, gjate kohes qe Hanxhari ndodhej ne Maqedoni. Sipas tyre ky veprim eshte keqkuptuar dhe ka qene njerezor, pasi ishte vetem nje ngaterrese date, pasi gjyqi ishte zhvilluar nje date tjeter. Nderkohe qe perfaqesuesit e Keshillit te Larte te Drejtesise kane argumentuar se tre gjyqtaret jane gjetur me shkelje proceduariale pas inspektimeve te kryera nga ana e Ministrise se Drejtesise. Per kete arsye KLD-ja ka kerkuar dje lenien ne fuqi te vendimit te marre gjate mbledhjes se zhvilluar per procedimin disiplinor te tre gjyqtareve. Kolegjet e bashkuara pas nje konsultimi ne dhomen e keshillimit, vendosen dje prishjen e vendimit te marre dhe rikthimit ne detyre te tre gjyqtareve. Gjinovefa Gaba, ish-kryetarja e Apelit te Vlores dhe dy ish-vartesit e saj, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, u shkarkuan njeri pas tjetrit nga KLD-ja, pasi u gjeten me shkelje te shumta, qe i kishin kryer gjate ushtrimit te detyres se gjyqtarit nga qershori 2004 deri ne qershor te vitit te kaluar, kur inspektoret e Keshillit kontrolluan dosjet e gjykuara prej tyre. Inspektoret gjeten si shkelje, nje vendim te firmosur nga tre gjyqtaret e shkarkuar, qe mbante siper nje date ne te cilen ata ndodheshin ne Maqedoni. Nderkohe me vone keta, kane firmosur nje tjeter vendim qe perkonte me nje dite te shtune, zyrtarisht ishte pushim per gjykaten. Ne konkluzionet e paraqitura ministrit te Drejtesise, te cilit iu sugjerua kerkesa per shkarkimin e tre gjyqtareve nga inspektoret, pretendohej per gjetjen e 15 shkeljeve ne vendimet e gjykuara nga Gaba, nderkohe nje pjese e mire e shkeljeve te saj ishin parashkruar, pasi kishte kaluar afati i kontrollit. Dy vartesit e saj kishin me pak shkelje.