Rama Nuk ndalemi demonstruesit europiane nuk qellohen me arme
Kreu socialist Edi Rama I beri thirrje Drejtorit te Policise se Shtetit qe te zbatoje urdherin e dhene nga Prokuroria per arrestimin e gjashte drejtuesve te Gardes dhe jo urdherin e nje ekzekutori dhe urdherat e nje pushteti qe ka humbur cdo legjitmitet.
Ne nje konference per shtyp kreu socialist akuzoi pushtetin si vrases te demonstruesve.
Nuk do te lodhem se perserituri per shqiptaret e nderkombetaret se demonstruesit e botes ku duam te integrohemi nuk qellohen me plumba- tha Rama
Sipas Rames Saliu lajmeroi antimitungun per te protestuar kunder dhunes por kunder ciles dhune do te protestoje ai tha Rama kunder dhunes se Gardes apo ministrit te tij.
Do te vazhdojme rrugen tone nuk zbrapsemi sepse ky eshte nje udhekryq ku ndahen dy bote. Ne do vazhdojme demonstratat tona pa dhune paqesisht me fuqine e pandalshme te rezistences qytetare.-tha ai.