SHBA Arvizu Politika te distancohet nga dhuna duhet dialog
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes i beri thirrje sot klases politike shqiptare qe te distancohet nga dhuna dhe te angazhohet per kompromis.
Nepermjet nje konference per shtyp ambasadori Alexander Arvizu deklaroi se dhuna nuk i zgjidh problemet e Shqiperise perfshire ketu edhe korrupsionin.
Sipas tij dhuna duhet shmangur dhe parandaluar ndersa beri thirrje qe kjo te mos perseritet me.
Disa e kane pershkruar si protesten kunder korrupsionit. Askush nuk e ve ne dyshim qe korrupsioni eshte real ne Shqiperi. Duhet bere perparim ne luften kunder korrupsionit ne menyre qe Shqiperia te arrije ambicjet e saj. Por dhuna nuk do ta zgjidhe problemin ka pohuar Arvizu.
Ambasadori Arvizu tha se ne kete moment ka nevoje per nje zgjidhje politike dhe ne iu kemi bere thirrje vazhdimisht lidereve politike qe te bejne kompromis.
Ai kerkoi qe ti lihej koha e duhur Prokurorise qe te zbardhe plotesisht ngjarjet e ndodhura ne demonstraten e nje dite me pare.