Ambasadori amerikan Arvizu: Duhet kompromis mes palëve

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bën thirrje për kompromis mes palëve ku këto negociata kanë dështuar. Këto thirrje vijnë pas demostratës së zhvilluar dje nga opozita. Ky ka qënë qëndrimi i deklaruar i ambasadorit amerikan ndërsa kërkoi që mes palëve të gjendet një gjuhë e përbashkët, për ti dhënë fund provokimeve, sharjeve të panevojshme dhe për ti dhëne fund dhunës.
Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore nëpërmjet dialogut dhe të tërhiqen nga këto tensione të panevojshme.
“Duhet të bëni çmos për të shmangur dhunën e dënueshme. Eshtë për të ardhur keq që thirrjet tona për protesta që të ishin paqësore nuk u dëgjuan. Dhuna duhej të ishte shmangur, duhej parandaluar që të mos të ndodhë përsëri për hir të gjithë shqiptarëve. Disa e kanë përcaktuar si thirrje të demostratave. Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi politike”.
Arvizu në një sinkron të plotë i mëshoi faktit për një kompromis duke kritikuar palët të cilat bëjnë thirrje maksimale për të anuar në kërkesat e tyre. Për të arritur në një rimëkëmbje duhet që të zgjidhen përfundimisht mosmarrëveshjet, vijoi me tej ambasadori.