E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton 4 kandidate per kryetar te KQZ-se

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar seancën dëgjimore me kandidatët për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë kësaj seance, kandidatët pasi kanë prezantuar formimin profesional dhe përvojën në punë, janë shprehur se në rast se Kuvendi do t’u besonte detyrën e drejtuesit të KQZ-së, gjatë aktivitetit të tyre do të respektojnë ligjin dhe do të tregohen ta paanshëm.

Pas seancës dëgjimore, Komisioni parlamentar i Ligjeve, ka miratuar Marsida Xhaferllarin, Endri Rekën, Lefteri Lleshin dhe Haki Mustafën, si kandidatët finalistë për kreun e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas Kodit Zgjedhor, katër kandidaturat e miratuara nga Komisioni i Ligjeve shkojnë për votim në seancë plenare, prej nga më i votuari do të zë postin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›