E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Numri 29 eshte numri qe cliron vendin dhe sjell rilindje te plote

Partia Socialiste mbajti mitingjet permbyllese te fushates ne Kavaje e Fier. Kreu i socialisteve Edi Rama u tha qytetareve se kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga 23 qershori askush nuk duhet te vere gjumë në sy për të realizuar rilindjen e vendit.

Fushata e socialisteve ka edhe nje kryeqytet tjeter.
“Përshëndetje kryeqyteti i socialistëve, i njerëzve të punës, të qytetarisë. Unë ju falenderoj për këtë miting si kurrë më parë, që ne do ua shpërblejmë duke iu qëndruar pranë”- u shpreh Rama.
Ne Fier Edi Rama ka perseritur edhe nje here premtimin per taksimin e ndershem i cili sipas tij do te cliroje bizneset e do te shtoje te ardhurat per 95 per qind te shqiptareve.

“Me Gramozin, Erionin, Eglantinën, Majlindën, Arbenin, Ervinin, Pirron e me radhë të gjithë ne do votojmë neë do votojmë kalimin nga taksa e sheshtë tek taksimi i ndershëm brenda 100 ditëve të para e do të çlirojmë 95% të shqiptarëve dhe prej kësaj do përfitojnë një rrogë në vit policët, infermeret etj. Numri 29 çliron biznesin e vogël nga taksa, çliron fermerët nga taksa e akcizës së naftës, mbi imputet, mbi makineritë. Dhe brenda mandatit të parë fitoni të drejtën e pasurisë së patundshme mbi tokën tuaj në fshat”, vijoi kreu socialist.
Legalizimet, rendi, arsimi e shendetesia falas ishin disa nga premtimet e tjera te kreut te opozites Edi Rama. Ai tha se nga mbyllja e rrenimit shumevjecar kane mbetur edhe vetem 4 dite.

“Në këto 4 ditë që kanë mbetur, secili nga ju nuk duhet të verë gjumë në sy, për të zgjuar edhe votuesin e fundit, dhe për të marrë deri votën e fundit për Rilindjen”-theksoi Rama.
Para mitingut permbylles te Fierit, Rama ne Kavaje deklaroi se per kete qytet, ish bastion i demokrateve gjerat kane shkuar ne vendin e vet.
“Berisha është bashkuar me Kastriot Islamin, ndërsa unë jam bashkuar me djalin tuaj, një nga dhjetoristët Parid Carën. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre, ata të së shkuarës janë bashkë dhe ne të së ardhmes jemi bashkë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›