Rama: Objektiv, dalja nga kriza politike dhe ekonomike

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se rrënimi ekonomik i vendit është rezultat i keqqeverisjes dhe se keqqeverisja është rezultat i votës së manipuluar të qytetarëve.Sipas Ramës kërkesa për transparencën e zgjedhjeve dhe protesta kundër rrënimin ekonomik janë dy cështje thelbësore për vendin.
Duke e konsiduar alarmante situatën ekonomike të vendit, Rama theksoi se cdo ditë që kalon e rrit koston e ripërtëritjes së vendit.
Ndër të tjera Rama u shpreh se spekulimi me shifrat në funksion të mbulimit të krizës po bëhet edhe nga Banka e Shqipërisë. Kreu socialist tha se rritja ekonomike për viitn 2009 ka qenë zero dhe kritikoi qeverinë për paaftësinë e saj për të marrë masa.