E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimet dhe cmimi final

16/04/10 07:30

Djemtë dalin jashtë e bashkë me ta edhe Hakiu. Erioni duket i mërzitur nga debati me Seldin sidomos kur ai i tha shoku e duke ia përsëritur këtë. Miri e qetëson duke i thënë se në këtë rast, ai kishte të drejtë. Sipas tij, Seldi apo ndonjë tjetër mund të bëjë cfarë të dojë, edhe ta provokojë nga nervat, pasi është pjesë e lojës. Më pas, ata kthehen nga Hakiu e duke biseduar e ngacmuar njeri-tjetrin, Hakiu shprehet se ata bënë gabim që po ngacmonin Jonën. Miri ia kthen se ata e dinë mirë se ajo është e lidhur, por thjesht po bënin shaka. Erionit i kujtohet një shprehje e Hakiut që e ka thënë më parë se ata të dy, Miri dhe Erioni, qëndrojnë ende në shtëpi të kapur pas tij. Miri tregon se nuk e dinte këtë dhe e pyet nëse është e vërtetë. hakiut nuk i kujtohet, ndërsa Miri shprehet se nëse është e vërtetë, atëherë nuk do ia falë këtë gjë. Hakiu justifikohet se ndoshta nuk e ka thënë në këtë kontekst, pasi nuk i kujtohet dhe të tre e kalojnë me të qeshur këtë bisedë. Dy djemtë ngacmojnë Hakiun në lidhje me nominimin e kësaj jave dhe Kika ua kthen duke qeshur se vetëm për shkak të zhgënjimit, Erioni nuk duhej ta nominonte. Të tre fillojnë të zihen se kush do e marrë cmimin final dhe Erioni thotë se ndërsa ata diskutojnë, cmimin do e marrë ai. Hakiu i thotë Mirit se Erioni ka qejf të dalë në nominim duke i kërkuar Mirit që ta nominojnë për ti bërë qejfin. Miri shprehet se ka bërë një premtim që Erionin nuk do e nominojë, por shton se nuk është nevoja pasi do e nominojnë të tjerët si psh. Seldi apo edhe vetë Hakiu. Ai mendon se publiku do e vlerësojë se cili e meriton apo ka nevojë për cmimin. Erioni mendon se një ndër ta është Hakiu, por Miri e kundërshton duke thënë se ai e ka jetën të ngritur, ndërsa ka të tjerë që do e nisin nga zeroja, për veten. Hakiu, në bisedë e sipër shprehet se e ka marrë malli për fëmijët dhe të dy djemtë menjëherë ia kthejnë se ai mund të largohet menjëherë po të dojë. Ata bëjnë llogari se dhe sa duhet të rrinë në këtë shtëpi. Kur mendojnë finalen, Miri thotë me shaka se në finale do rrinë ata të tre dhe Manali me Tatianën. Miri mendon se edhe Klodi nuk do u ndahet hap pas hapi. Ndërsa bisedojnë për eleminimet e dyfishta dhe televotimin e hapur për një kohë të shkurtër, Miri shprehet se nuk e ka problem të dalë me Klodin në dyshe, madje do jetë më mirë për të parë se cili do mbetet në shtëpi. Ai pranon se nuk do ta ketë problem edhe nëse del. Sipas tij, Klodi gjatë kësaj kohe ka qënë i mbrojtur nga vajzat Olta dhe Domenika që e kanë mbajtur afër dhe se nuk ka dalë në nominime të forta si ai. Hakiu tregon se tek java kur ka qënë në nominim ai, Miri dhe Bledi, ia kishte vërtetë frikën Mirit se mund të dilte gjë të cilën e pohon edhe Miri për veten. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›