E Shtunë, 31 Tetor 2026

Namik Dokle: Protesta jonë, kundër dhunimit të fjalës së lirë

Tiranë, 15 prill, NOA Dhuna kundër fjalës së lirë po demonstrohet tashmë edhe në parlament, ku deputetët socialistë Taulant Balla dhe Saimir Tahiri që dolën në emër të opozitës e zgjedhësve të saj, u përjashtuan sepse kritikuan qeverinë.

Kështu deklaroi deputeti Namik Dokle jashtë sallës së parlamentit duke protestuar, ndërsa seanca plenare zhvillohej në mënyrë të rregullt.

Fjala e lirë është gjëja më e rëndësishme në një demokraci funksionale. Ajo është thelbi i një parlamentarizmi dhe opozita këtë pasuri, nuk do tia lërë, në asnjë mënyrë dhe për asnjë moment, qeverisë Berisha, tha më pas ai.

Ne, për fjalën e lirë, do jemi gjithmonë bashkë me popullin; do jemi këtu në parlament, do jemi në të gjitha protestat që filluan në mbarë Shqipërinë, do jemi të gjithë në 30 prill në bulevardin e madh të Tiranës për të protestuar kundër kësaj qeverie, e cila pasi manipuloi zgjedhjet kërkon të manipulojë gjithçka në Shqipëri, përfundoi më pas Dokle.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›