E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Opozita, e palëkundër për transparencën e zgjedhjeve

Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se opozita është e palëkundër për transparencën e zgjedhjeve.
"Ne jemi këtu me vullnetin tonë të palëkundur dhe me kurajon dhe rezistencën në kërkim të transparencës theksoi Rama duke shtuar se kutitë duhet të hapen pasi do të hapin rrugën drejt Europës.
"Berisha shprehet i shqetësuar për bllokimin e rrugëve dhe thotë që kjo i lëndon qytetarët por unë kam takuar shumë qytetarë të cilët janë solidarë dhe e shohin protestën me syrin e shpresës që dot ë hapet një rrugë e re për ta" theksoi Rama.
Rama gjithashtu i ka bërë apel policisë së shtetit që mos të provokojë protestuesit.
"Policia duhet të jetë në krye të detyrës dhe jo të ngarkohet për tu përgjigjur tekave të këtij pushteti i cili është në konflikt me popullin pasi nuk e lejon që me votën e tij të vendos atë që do që ta qeverisë" theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›