E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të mos lëndojë qytetarët

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut socialist Rama të mos lëndojë qytetarët dhe të mos bllokojë rrugët. Duke marrë pjesë në një sërë inagurimesh në bashkinë e Kamzës, Berisha theksoi se rrugët janë të qytetarëve dhe se askush nuk mund ta mendojë se mund të ndërshkojë qytetarët duke dalë në rrugë.
Berisha duke iu referuar grevës së urisë të socialistëve theksoi se do të zbatojë çdo të drejtë kushtetuese që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre.
"Unë i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos buzëqeshin se ne demokratët e kemi vendosur të ecin drejt Europës" theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha duke folur përpara banorëve theksoi se garanton që qeveria do të bëj çdo investim për ta shndërruar Kamzën në një nga qytetet më moderne të Shqipërisë.
"Para pak çastes ne inaguruam rrugën që mban emrin e tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, heroi të lëvizjes studentore Azem Hajdari theksoi Berisha duke shtuar se një investim i rëndësishëm është edhe sistemi modern i kanalizimeve dhe autostradën që lidh Kamzën me Urën e Tapizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›