E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në shesh, trafik në Tiranë



Situatë e rënduar e trafikut, bori që bien si sirena alarmi, qytetarë dhe automjete që shpesh nuk respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor. Kjo ka qenë gjendja e disa prej segmeteve kryesore rrugore në Tiranë, në paraditen e të shtunës. Kamera e "Ora News", ka vëzhguar gjendjen e trafikut në disa rrugë në kryeqytet, dhe në të gjitha këto akse, ka qenë e njëjta panoramë e trafikut rrugor.

Drejtuesit e automjeteve, dhe kalimtarët ia hedhin fajin njëri - tjetrit, për mosrespektim të sinjalistikës, por ata shprehen gjithashtu se një rol të rëndësishëm në rëndimin e trafikut kanë dhe punimet për rikonstruksionin e disa rrugëve, veçanërisht ato në sheshin "Skënderbej', të cilat kanë devijuar në disa pjesë lëvizjen e mjeteve rrugore.

Sipas qytetarëve një problem mjaft i rëndësishëm në Tiranë, janë dhe ndotjet akustike, për të cilat Tirana është cilësuar nga agjencitë studimore si një nga qytetet më problematike në vendin tonë dhe në Evropë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›