E Diel, 1 Nëntor 2026

Bënin foto me armë,vritet aksidentalisht i riu

Një 18 vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e sotme teksa është qëlluar aksidentalisht me automatik nga shoku i tij. Viktima, 18-vjeçari Bledar Lusha dhe tre të rinj të tjerë po fotografonin njëri tjetrin me armë në një banesë, kur një plumb i ka marrë jetën Lushës. Sipas policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje, gjithcka ka ndodhur nga pakujdesia e të rinjve. Ndërkaq policia ka shoqëruar 19-vjeçarin Mersin Gjoka i cili ka patur në dorë automatikun në momentin e shkrepjes. I shoqëruar në polici është edhe poseduesi i armës G.GJ, i cili është i zoti i banesës ku të rinjtë ishin duke luajtur me automatikun tip kallashnikov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›