E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Opozita, nuk do ti njohë këto ndryshime!

Kryetari i Partisë Socialiste, pas deklaratës së bërë nga kryeministri Berisha, hedh akuza të ashpra ndaj tij, duke e cilësuar si një humbës të denjë, e që kërkon të vjedhë votat hapur.
 

“Berisha bën rolin e konsulentit juridik të KQZ-së. Foli përcart për këdo që kishte nevojë se është i vetmi kryeministër i vendit, për të vjedhur në tavoline, fitoren e bukur në Tiranë”.
 

Duke e cilësuar si fitoren më të bukur në Tiranë dhe fitimtarë të 8 majit, Rama theksoi se për te vënë në fund këtë regjim, të gjithë do të ngrihen në këmbë, për të lexuar çdo votë.
 

“Duhet që të ndalohet këtë maskaradë që e ke orkestruar ti”. Me anë të këtij citimi, kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, ironizon të gjithë mesazhin e kryeministrit, për të vijuar me rrugën e saj.
 

“Ndaloje këtë turp që fyen shqiptarët, cdo familje u mësohet se vjedhja është një faj që turpëron të gjithë shtëpinë”. Kjo akuzë ishte në vijim të mendimit, duke e cilësuar si një vjedhje maratonë, kjo në shkelje të ligjit.
 

Në këtë valë te akuzave e kundër- akuzave, Rama u shpreh qartë se kjo krizë e cila po thellohet, është një kosto për rrugën drejt integrimit në BE.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›