Fratini: Maturi dhe angazhim për sigurinë e qytetarëve

Palëve politike që marrin pjesë ne garën elektorale, i rekomandojmë maturi ne deklarata dhe në veprimet. Një deklaratë e tillë është bërë nëpërmjet prononcimit të bërë nga Ministri italian i Punëve te Jashtme Franco Frattini, si një reagim mbi zgjedhjet administrative shqiptare dhe zhvillimet pas tyre.
Fratini shton më tej se qeveria italiane ka ndjekur me vëmendje të veçantë, zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, duke marre pjese në mënyrë aktive në misionin monitorues ndërkombëtar. Gjithashtu, ai konstaton se ngjarjet e këtyre ditëve ne te cilat jemi dëshmitarë, na çojnë të shpresojmë se organet shtetërore përgjegjëse për kryerjen e duhur të procesit zgjedhor te zhvillojnë detyrën e tyre me efikasitet dhe paanshmëri . Për këtë arsye, Fratini thekson se duhet qe të gjithë të angazhohen me qellimin, që siguria e publikut në territorin shqiptar te jete e respektuar dhe e garantuar, duke iu referuar në vecanti palëve politike".
Në vijim, Fratini thekson se Italia gjithmonë ka mbështetur procesin politik demokratik që ka çuar Shqipërinë për të ndërmarrë rrugën e integrimit evropian, ndërsa kujton se pak kohë me pare u festua edhe përvjetori i dytë i hyrjes së Tiranës në NATO.
Ministri i Jashtëm Fratini duke mbyllur deklaratën e tij, tha se shpreson që "në interes të vetë vendit, Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt Europës, duke treguar përgjegjësi dhe të pjekuri politike".