E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama PD jo e djathte liberale synon kapjen e shtetit

TIRANE- Kryetari i Partise Socialiste e quan maxhorancen nje e djathte ko liberale qe nuk ben pjese ne familjen e te djathtes konservatore europiane por nje e djathte qe synon kapjen e pushtetit.

I pranishem ne hapjen e Akademise se Politikes se PS-se fondacionit Qemal Stafa kreu i PS akuzoi maxhorancen per qeverisje ne menyre te padrejte marrje peng te lirise se tregut dhe perqendrimin e pushtetin ne nje dore.

E djathta qe kemi perballe nuk eshte liberale e qendron ne familjen e te djathtes konservatore por nje e djathte qe synon kapjen e pushtetit. Nuk pranon te ndryshmin dhe angazhon perdite nje makine dalte kunder te ndryshmit. Kete ne te gjitha nivelet jo vetem ne parlament por ne te gjithe nivelet e jetes. - akuzoi zoti Rama.

Sipas tij Shqiperia eshte e kercenuar nga frika se fjala drejtesi nuk permban kuptimin. Rama tha se vendi eshte i kercenuar nga humbja e besimit dhe se i takon PS si forca me e madhe politike ne vend dhe nje force qe vjen nga e majta dhe synon te jete perfaqesuese e te majtes moderne te kete sfiden e perballjes me padrejtesine ne qeverisje dhe per te shpetuar Shqiperine nga nje humnere

Rama akuzoi me tej PD se ka mbyllur konkurencen dhe ka perqendruar pushtetin ne nje dore dhe kerkon te kanalizoje te gjitha burimet ekonomike brenda murit te tij Per ta konkretizuar kreu i PS denoncoi abuzimet me fondet e bibliotekave te shkollave.

Ministria e Arsimit ka nje fond te vecante per bibliotekat e shkollave. Dhe a e dini se cili eshte botuesi me i pelqyer dhe shkrimtari me i dashur per ata qe percaktojne blerjen me leket e taksapaguesve Eumlshte Fahri Balliu dhe shtepia botuese 55. Kjo ka te beje me padrejtesine perfaqesuese.

Rama tha se pikerisht tek menyra si e shihet tregu i lire ndan te djathtet me te majtet Sot eshte marre peng liria e tregut dhe i gjithe procesi demokratik i ketij vendi- nenvizoi Rama.

Akademia Politike e Partise Socialiste eshte nje projekt i Fondacionit Qemal Stafa ne bashkepunim me fondacion Fredrich Erbert
Ai vleresoi projektin si nje hapesire e mundshme per perpunimin e mendimit politik dhe perfshirjen ne te te nje gjenerate njerezish qe politika i mban larg.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›