E Shtunë, 31 Tetor 2026

ELBASAN/ Mjeti ne perrua sgjendet shoferi

ELBASAN- Nje mjet qe u gjet i mbytur dje ne ujerat e perroit te Kushes prane derdhjes se Shkumbinit vuri ne alarm policine e Elbasanit. Kjo pasi fillimisht u dyshua se ajo mund te ishte e nje taksisti te zhdukur 6 dite me pare ne Devoll por pas verifikimit rezultoi se nuk i perkiste atij. Policia beri te ditur se Benzi me targa gjermane BA U 4873 eshte pare nga banoret e zones. Ata mberriten ne vendin e ngjarjes ku konstatuan se ne te nuk kishte viktima. Dy mjete zjarrefikese nderhyne qe ta nxjerrin nga perroi por per shkak te terrenit te veshtire si edhe vershimit te ujerave ka qene e pamundur. Policia nisi hetimet per te gjetur drejtuesin e mjetit si edhe shkakun e permbytjes se tij. Dyshohet se makina mund te kete pesuar aksident dhe rrjedha ta kete marre me vete shoferin. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›