E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: PS është zgjidhja e vetme, përballë kemi vetëm britma zogjsh të kënetës

TIRANË, 24 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Gjirokastrës, kërkoi që t’u shpjegohet njerëzve në terren se PS është e vetmja zgjedhje dhe zgjidhje.

“Duhet insistuar me këtë mesazh dhe të gjithë deputetët duhet të mos e harrojnë asnjëherë dhe të humbasin durimin tua shpjegojnë njerëzve se sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje, PS”, shtoi ai.

“Pasi të hyjmë në BE pastaj, ka kohë, do jetë tharë edhe këneta edhe me ndihmën e Zotit do të lulëzojë ndonjë gjë edhe në krahët e tjerë”, vijoi Rama.

Duke komentuar zhvillimet në kampin opozitar, Rama tha se “deri tani është ferra dhe britma zogjsh të kënetës, gjë tjetër nuk shoh”.

“Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte ja si do të ndryshojë tavolina juaj në 11 maj. Muhabet bretkosash. Zgjedhja për çdo deputet është e lirë, por ama zgjedhja për çdo deputet kalon nga vendosja e shenjës te numri 5. Pastaj poshtë kushdo zgjedh edhe një deputet sipas dëshirës, por te numri 5 duhet të jemi të gjithë të përqendruar sepse numri 5 do të bëjë historinë për të cilën jemi bërë të gjithë bashkë”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›