Rama: PS jashtë gare. Është vijim i një procesi të korruptuar
12/10/2009 Asambleja Kombëtare mblidhet për garën e 15 nëntorit
Mbledhja e afërt e Asamblesë Kombëtare do të marrë në shqyrtim propozimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për bojkot të zgjedhjeve të pjesshme vendore, që pritet të mbahen më 15 nëntor. Ky propozim pritet të marrë formën e një vendimi përfundimtar në mbledhjen e këtij forumi, i cili do të thirret së shpejti. Ndërkohë për propozimin e tij vetë kreu socialist nuk vonoi të bënte me dije lidhur me arsyet se ku bazohej hapi i radhës që do të ndjekë kjo parti. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Rama zbardhi jo vetëm qëndrimin e tij, por shkoi më tej, duke ua paradiktuar atë dhe forumeve drejtuese të kësaj partie. “Në radhë të parë, këto zgjedhje të pjesshme kanë në themel të tyre një tjetër problem që lidhet me shkeljen e ligjit dhe që ka të bëjë me futjen në fushatë të të zgjedhurve vendorë pa dhënë dorëheqjen. Këtë çështje ne e shohim të lidhur me gjithë mekanizmin e deformimit të zgjedhjeve të 28 qershorit”, - vuri në dukje Rama gjatë komunikimit të tij të djeshëm me mediet. Kreu socialist e gjykoi të padrejtë pjesëmarrjen në kuvendin e ri të ish-zgjedhurve vendorë. “Janë në Parlamentin e Shqipërisë disa persona që kanë bërë betimin, por që nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, pasi kanë shkelur ligjin, që e ndalon një të zgjedhur vendor të bëjë fushatë për tu zgjedhur në Parlament pa dhënë më parë dorëheqjen nga pozicioni i tij”, - u shpreh Rama. Për këtë arsye, kryetari i PS-së risolli në kujtesë vendimin e partisë që ai drejton për të përjashtuar nga gara për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të zgjedhurit vendorë. “Pikërisht në respekt të ligjit ne të gjithë kemi refuzuar të bëjmë të njëjtën gjë që ka bërë PD-ja dhe Sali Berisha, dhe pse mund të kemi pasur në një vend apo në një vend tjetër njerëz që mund të dëshironin apo që mund të meritonin të bëheshin pjesë e kësaj gare. Ndërkohë, duke mos dashur tia dijë fare për ligjin dhe për ti shkuar deri në fund deformimit të dhunshëm elektoral, Sali Berisha dhe partia në pushtet kanë kandiduar të zgjedhur vendorë, të cilët kanë bërë paralelisht të dy gjërat”, - vlerësoi Rama sa i takon një çështje të tillë. Ndërkohë, po në këtë linjë, ai sqaroi se fjalën e fundit do ta thotë Asambleja Kombëtare. Por megjithatë ai i mëshoi me forcë faktit se PS-ja do të jetë jashtë garës së 15 nëntorit. “Kjo do të jetë një vendimmarrje e Asamblesë Kombëtare të PS-së, së cilës, siç edhe e kam thënë, unë personalisht do ti propozoj mospjesëmarrjen në një proces zgjedhor, që edhe sikur të mos e kishte anomalinë që ju përmenda, nuk do të ishte asgjë tjetër veçse zgjatimi i procesit të korruptuar e të deformuar të 28 qershorit”, - theksoi Rama.
Gati firmat për hetimin parlamentar
Kryetari i PS-së Edi Rama zbardhi detajet se si kjo parti vendosi të nisë procesin e mbledhjes së firmave. “Procesi i mbledhjes së firmave u iniciua krejt spontanisht, me një propozim të ardhur nga një grup mbështetësish të PS-së dhe u mor përsipër të koordinohet nga PS-ja. Vetëm dje, në spontanitet të plotë, numri i firmave në dijeninë time, të paktën deri në çastin kur unë zbrita nga tribuna për të vazhduar bashkë më të tjerët, e kishte kaluar 10-mijëshin. Kështu që jemi në kushtet kur me lehtësinë më të madhe mund të bëjmë numrin e firmave të nevojshme sipas Kushtetutës për të çuar në Parlament me kërkesë të qytetarëve apelin kushtetues për hapjen e kutive të votimit dhe hetimin e zgjedhjeve”, - sqaroi Rama lidhur me këtë çështje. Por duke vijuar më tej me ecurinë e kësaj nisme më të fundit të ndërmarrë nga kupola rozë, kreu socialist theksoi se “është dëshira e të gjithëve që ky proces i mbledhjes së firmave të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe të mos kufizohet te numri i domosdoshëm i firmave, që është vetëm 20 mijë, që besoj është një numër që mund të arrihet lehtësisht apo mund të jetë arritur tashmë”.
Sipas tij, shumica e komisionit do të vendosë për objektin e hetimit.
Rama mesazh falënderimi për protestuesit
“Dua të falënderoj të gjitha ata qytetarë e qytetare që erdhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, për të manifestuar refuzimin e tyre ndaj një parlamenti pa legjitimitet, ndaj një qeverie pa legjitimet, ndaj një procesi zgjedhor pa standarde”, - ky ishte mesazhi që përcolli dje kreu i PS-së Edi Rama për pjesëmarrësit në protestën e së shtunës. Sipas tij, qytetarët u bashkuan në shesh pikërisht për të hapjen e kutive të votimit, leximin e votës së 28 qershorit. Në dritën e diellit, në sytë e të gjithë popullit shqiptar, për të kërkuar hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Hetimin e të gjithë atyre mekanizmave që e deformuan vullnetin e popullit, duke bërë njësh shtetin me pushtetin. Për të kërkuar ndarjen përfundimtare të shtetit nga aktiviteti elektoral i pushtetit. Manifestimi tregoi se ne jemi në rrugën e duhur, se ne jemi në kërkim të së drejtës sonë dhe se në këtë rrugë ne përfaqësojmë një shumicë të madhe shqiptaresh e shqiptarësh”, - vlerësoi Rama sa i takon një çështjeje të tillë, duke i mëshuar me forcë idesë se tashmë rruga e zgjedhur nga kupola rozë është krejtësisht ajo e duhura.
Kupola rozë vendos sot për protestën e radhës
Protestave do tu bashkohen dhe të djathtët
Kupola rozë do të vendosë sot se cili do të jetë sheshi i radhës që do të mbledhë mbështetësit e kësaj partie dhe të aleatëve të saj. Madje, në protestat që priten të organizohen në vijim, përkrah PS-së dhe aleatëve të saj të majtë do të jenë dhe disa parti të djathta, sikundër u vendos pak ditë më parë në tryezën e thirrur nga Rama. Kështu, duke qenë se tashmë pjesë e kësaj nisme janë dhe të djathtë, PS-ja ka vendosur që të zhvillojë protesta jo vetëm në qytetet ku ajo konteston rezultatin dhe ku kërkon hapjen e kutive, por dhe në ato qytet që të djathtët kanë dyshimet e tyre. Konkretisht, janë Shkodra dhe Durrësi qytetet e radhës që do të ftojnë qytetarët e tyre në shesh, madje për këtë të fundit është LZHK-ja që ka kërkuar hapjen e kutive. Megjithatë, pritet që të jetë mbledhja e sotme ajo që do ta përcaktojë në mënyrë zyrtare. Ishte vetë Rama që sqaroi se “protestat sapo kanë filluar dhe do të vazhdojnë e do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në javën që fillon do të ketë një protestë tjetër në një qytet tjetër të Shqipërisë, gjë që do ta bëjmë të ditur nesër”. Sipas tij, këto janë protestat e të gjithë atyre shqiptarëve e shqiptareve që nuk duan të sundohen nga një familje në pushtet dhe që duan që pushteti i dalë nga vota e tyre të jetë pushteti i tyre dhe jo i një familjeje.
PDU takim me elektoratin në Fier
Idrizi: Jo kompromis mbi çështjen çame
Grupi nismëtar i Partisë për Drejtësi dhe Unitet zhvilloi dje një takim me nismëtarë të degës së kësaj partie në qytetin e Fierit. Kryesuesi i grupit nismëtar të PDU-së, Shpëtim Idrizi, njohu të pranishmit me arsyet që çuan në formimin e partisë së katërt më të madhe të Kuvendit të Shqipërisë si dhe me programin e saj. Gjatë fjalës së tij ish-deputeti Idrizi theksoi nevojën që ka politika shqiptare për një parti që ka në qendër të programit të saj çështjen kombëtare dhe lajtmotiv çështjen çame. “Partia për Drejtësi dhe Unitet nuk do të bëjë kompromise mbi disa pika të programit të saj, siç është çështja çame dhe çështjet kombëtare për asnjë arsye. Ne kemi një profil dhe identitet të qartë”, - theksoi gjatë fjalës të tij Idrizi. Deputeti tjetër i PDU-së në Kuvend, Dashamir Tahiri, tha gjatë fjalës së tij se PDU-ja ishte një domosdoshmëri për politikën shqiptare. Të pranishmit falënderuan drejtuesit e grupit nismëtar për sqarimin mbi programin e partisë dhe mbi atë çka kjo parti zotohet se do të arrijë në të ardhmen. Në Partinë për Drejtësi dhe Unitet për qytetin e Fierit aderon edhe zoti Nimet Isufi, i cili, ndonëse arriti të merrte vota të mjaftueshme në zgjedhjet e 28 qershorit, nuk u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit për shkak të problemeve të krijuara në qarkun e Fierit.