Trualli për banesat sociale, shtëpi falas 9 familjeve
12/10/2009 Elbasan, vendimi nga Këshilli Bashkiak. Banesat e tyre ishin në proces legalizimi
ELBASAN- Tashmë për ndërtimin e 100 apartamenteve që do të jepen me qira të ulët nga bashkia për qytetarët nuk ka asnjë pengesë. Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak vendosi parimisht që të miratojë pas përfundimit të programit të ndërtimit të banesave për qëllim social dhënien e banesave falas.
Vendimi
Këto familje kanë përfituar statusin e përfshirjes së objektit të ndërtuar pa leje në procesin e legalizimit. Dhënia e banesave falas do të bëhet në përputhje me vërtetim mbi statusin e përfshirjes së objektit të ndërtuar pa leje në procesin e legalizimit. Sipërfaqja e ndërtimit e dhënë falas duhet të përputhet me sipërfaqen e ndërtimit të objektit që është në proces legalizimi. Në rast kur sipërfaqja e dhuruar është më e madhe, familja do ngarkohet me detyrime financiare kundrejt bashkisë. Sipas drejtuesve të bashkisë, ky vendim erdhi pasi këto shtëpi ishin në proces legalizimi dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme u mendua ky vendim. Kështu 9 familjet do të marrin strehim menjëherë sapo të ndërtohet pallati. Mësohet se shumë shpejt mund të fillojnë punimet pasi janë lidhur të gjitha kontratat vetëm pritej lirimi i sheshit. Pas largimit të familjeve shtëpitë do të prishen dhe apartamentet pritet të përfundojnë brenda një viti. Ndërtimi i tyre do të zbusë ndjeshëm problemin e strehimit në Elbasan. Bashkia Elbasan ka marrë hua një fond të konsiderueshëm prej 1.2 milionë euro nga Banka e Komunitetit Evropian në formën e kredisë pa interes që do të shlyet nga enti lokal për një periudhë të konsiderueshme. Ky fond do të shërbejë për ndërtimin e 100 apartamenteve që do të jepen nga bashkia me qira të ulët.
Banesat sociale
Qëllimi i këtyre apartamenteve nuk është fitimi, por sistemimi i shumë familjeve që sot e kanë të pamundur të përballojnë koston e një qiraje të lartë. Kështu prioritet për t’u strehuar në banesat sociale, të cilat do të jenë pronë e bashkisë janë çiftet e reja, të moshuarit, nënat e vetmuara si dhe familjet që jetojnë me të ardhura nën koston e jetës dhe që e kanë të pamundur të përballojnë pagesën e shtëpisë. Menaxhuesi i apartamenteve do të jetë institucioni lokal dhe po kështu pronari i këtyre apartamenteve sociale në shërbim të komunitetit. Sigurisht të gjithë personat që do të strehohen duhet të mos kenë në pronësi të tyre shtëpi apo apartamente. Në sheshin e përzgjedhur për ndërtimin e banesave sociale janë ndërtuar gjatë viteve të fundit edhe tri pallate për të pastrehët.
Familjarët që përfitojnë banesë sociale
Gani Mustafaj
Hysen Zariqi
Stefan Ago
Ligor Osmani
Ramiz Ago
Nazif Xhani
Hyqmet Sadiku
Muhamet Kallo
Zybride Abazi