Rama: Paratë e privatizimit të OSSH u përdorën në fushatë
Partia Socialiste organizoi dje një tryezë me ekspertë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe efektet sociale. Kreu socialist, Edi Rama, tha se paratë e privatizimit të OSSH-së u përdorën për fushatën elektorale, ndërsa deputeti socialist, Arben Ahmetaj, vuri në dukje se OSSH u keqfinancua ndaj vlera e saj ra së tepërmi. "Sot përballemi me një situatë të njohur prej vitesh, por me një element të ri. Shpërndarja e energjisë elektrike i është besuar një kompanie private, e cila në prill 2009 u zgjodh nga qeveria shqiptare për të privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Ky privatizim u trumbetua si i suksesshëm nga qeveria shqiptare", tha Rama. Por, vijoi ai, me sa duket qartë tanimë, suksesin qeveria e pa vetëm te miliona eurot që arkëtoi në prag të zgjedhjeve dhe që, siç po provohet këto ditë, u përdorën për të fryrë tullumbacen elektorale të Sali Berishës, duke ngutur, ndër të tjera, jashtë çdo norme e logjike hapjen e tunelit të Kalimashit. Sipas Ramës, shqiptarët janë të interesuar të dinë se kur do të përfundojë faturimi aforfe, kur do të instalohen të gjithë matësit, kur do të largohet nga jeta e qytetarit shqiptar faturuesi i fundit abuzues.
"Sali Berisha ka deklaruar se vendi do të bëhet superfuqi energjetike dhe ka folur për të gjitha llojet e energjive, përfshirë të gjithë gamën nga energjia bërthamore tek ajo e prodhuar me qymyrguri", theksoi Rama. Në fakt, shtoi ai, sistemi energjetik shqiptar është katandisur nën pushtetin e tij në një gjenerator të korrupsionit, të rritjes së humbjeve në kurriz të atyre që e paguajnë energjinë sot dhe të të gjithë shoqërisë që do të duhet të paguajë nesër borxhet e interesit politik të ditës, si edhe të pasigurisë përballë rritjes së çmimit të këtij malli jetik kaq shumë të abuzuar në Shqipërinë e 19 vjetëve të fundit. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, i cili kërkoi që të njihej me alternativën e PS-së për gjendjen aktuale. "Në fjalën e zotit Rama vlerësoj sinqeritetin kur ai tha se problemet në tregun e energjisë elektrike vijnë nga një periudhë prej 18 vjetësh keqqeverisje, ndërkohë që i bie që gjysma e këtij mandati të jetë i PS që do të thotë se këtu duhet folur me sinqeritet. Desha të dija alternativën e ekspertëve që ju keni në krahë që besoj duhet ta kenë përgatitur një qëndrim", tha Buxhuku. Ndërsa nënsekretari për programin, Ervin Bushati vuri në dukje se nisma e PS do të konkludojë me dhënien e një alternative.
A.Thomollari