Rama: Partnerët tanë, të ndërhyjnë sa s`është vonë

Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama, nga selia rozë, në emer të dy djemve opozitarë të cilët janë dhunuar ditën e djeshme, kërkoi që përpara të vihet drejtësia. Për interesat e një pushteti të vjedhur, kreu opozitar kërkoi që nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe drejtori i Tiranës Sajmir Muça, të vënë përpara përgjegjësit, mbi te gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj dy të rinjve.
Në një rrëfim të gjatë, kryesocialisti u shpreh edhe njëherë se fitorja ka qënë e pastër, dhe në rast të kundërt, opozita nuk do të njohë asnjë institucion, asnjë vendim, por vetëm të drejtën kushtetuese.
“U drejtohem sërish drejtuesve të Policisë së Shtetit se do te jenë ata dhe vetëm ata përgjegjësit për këtë dhunë të patolerueshme duke e kthyer policinë e shtetit në strehë horrash. Saliu, kryeministri i vendit, i cili ka marrë peng KQZ, duhet ta ketë shumë të qartë se përmes dhunës zyrtare, na bind për rezistencë qytetare deri në fund. Nëse ai nuk ndalet, ne nuk do të njohim më as qeverinë as parlamentin, por vetëm kushtetutën” tha Rama.
Duke falenderuar faktorin ndërkombëtar ai kërkoi të ndërhyjnë sa s`është vonë, ndërsa bën me dije se opozita është me popullin.
Me tone të ashpra, Rama theksoi se kryeministri ende po ushtron dhunë në KQZ, e kesisoj, i siguron SHBA-së, se dhuna nuk është rruga e Partisë Socialiste.