Rama Nderkombetare nderhyni parandaloni vjedhjen e votes
Edi Rama lider i opozites i ka bere thirrje nderkombetareve qe te nderhyjne ne parandalimin e padrejtesive dhe dhunimin e votes se lire. Rama ne deklaraten per shtyp nga selia e Partise Socialiste ka theksuar se kjo duhet bere ne kohe pasi rrezikohet qe me sjelljen e KQZ-se te cenohet stabiliteti i vendit.
Te dashur miq dhe partnere nderkombetar nderhyni sa nuk eshte vone. E keqja qe mbillet me vjedhjen e votes kthehet ne nje mine per stabilitetin e vendit. Nuk duhet lejuar qe degjenerimi i zgjedhjeve nga KQZ te kthehet ne hapa prapa per Shqiperine. Mos lejoni qe qytetaret e ketij vendi te kthehen ne pengjet e vjedhjes theksoi Rama.
Lideri i socialisteve pershendeti apelin e nderkombetareve per respektimin e ligjeve dhe te drejtave dhe shtoi se rruga e opozites nuk eshte dhuna por eshte pushteti qe po ushtron nje gje te tille. Kreu i PS-se solli ne vemendje dhunimin e mbeshtetesve te PS-se nga ana e forcave te policise. Per kete tha ai dhunuesit duhet te dalin para ligjit dhe se nese kjo nuk ndodh do te jene drejtuesit e Policise se Shtetit qe do te mbajne pergjegjesi.
Redaksia Online