Rezultati për Tiranën, numërimi në orën 18.00

Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon sot për të tretën ditë numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara. Në vijim të kësaj procedure për rezultatin për Tiranën, u numërua tashmë nga ky institucion dhe dy kuti të tjera të KZAZ nr 52 rreth ores 15.30.
Kutitë e numëruara janë 19 43 dhe 19 44/1. Në total nga këto kuti janë shtuar 4 fletë votimi të vlefshme për Edi Ramën dhe 4 të tjera për Lulzim Bashën. Për një pushim të shkurtër, KQZ ka vendosur që mbledhjen e radhës ta marrë në orën 18.00.