Rama Pas 23 qershorit rilind Shqiperia

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke prezantuar në Berat
Programin për Rilindjen, deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit do t'i
jepet Kryeministrit ndëshkimi popullor.
"Pas 23 qershorit do të rilinde Shqipëria. Bindja jonë është se në Shqipëri ka mbaruar një epokë se ka dështuar një model ekonomik. Ne na duhet një model i ri ekonomik, i bazuar tek punësimi real, tek investimet prodhuese, tek industritë prodhuese, manifakturat, prodhimi modern rural", tha Rama. Kryesocialisti përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili pasqyron realitetin ku jetojnë qytetarët. "Sipas DASH korrupsioni ka zaptuar të gjitha institucionet, të cilat janë politizuar përfshirë dhe KQZ-në", tha Rama. Shefi socialist ironizoi deklaratat e dhëna nga Kryeministri për shtrimin e 10 mijë kilometrave rrugë, duke theksuar se Berisha pretendon se ka shtruar rrugë me gjatësi Tiranë-Tokio. Zgjedhjet 2013
Vizioni i FRD-së për gruan
KQZ mblidhet me 4 anëtarë
Berisha: Zgjedhjet nuk do shtyhen