E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne depozitat e naftes ne Maminas

Një zjarr i rënë mesditën e të shtunës në depozitat të naftës në Maminas ka vënë në rrezik banorët e asaj zone.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur apo për ndërtesa të dëmtuara, ndërkohë që në vendin e ngjarjes  ndodhen mbi 10 zjarrfikëse, që po përpiqen të vënë situatën nën kontroll. Nga raportimet paraprake, mësohet se flakët kanë përfshirë një depozitë, për shkaqe ende të panjohura.Banorët e zonës po evakuohen, ndërsa të pranishme janë forcat RENEA dhe ambulanca që kanë shkuar me shpejtësi nga kryeqyteti dhe Durrësi. Zyrtarët vendorë në prononcimet e tyre të shkurtra, flasin për një situatë të vështirë, por që po vendoset nën kontroll.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›