I zoti i shtepise vret hajdutin

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Ngracie të
Mallakastrës pasi kishte shkuar për vjedhur në një banesë dhe është
qëlluar nga i zoti i shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës së kaluar, kur 4 hajdutë kanë shkuar për të vjedhur në shtëpinë e Ylli Kapllanajt, në fshatin Ngracie të Mallakastrës, por i zoti i shtëpisë ka reaguar duke qëlluar me armë në drejtim të tyre prej nga ka mbetur i vrarë një prej grabitësve. Sipas policisë, viktima ndodhet në morg dhe është ende i paidentifikuar, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat Kapllanaj dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë që kanë hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur.