Rama Pergjigjen e pres nga KQZ jo nga Berisha
Kryetari i Partise Socialiste heq dore nga Komisioni Parlamentar per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 duke kerkuar direkt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe jo me nga qeveria si deri dje materialet zgjedhore qe lidhen me procesin e aq shume perfolur zgjedhor te vitit qe shkoi.
Edi Rama ne daljen e djeshme per mediat paralajmeroi keshtu se ka hequr dore edhe nga Komisioni Parlamentar qe i ishte ofruar me pare nga kryeministri dhe mazhoranca ne teresi per te hetuar zgjedhjet. Fakti vjen pas deklarates se djeshme te z.Rama i cili tha shkoqur se ai nuk pret nga Berisha pergjigje per materialet zgjedhore por nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai ka theksuar se ne oferten e PS-se nuk ka asnje fjale per fletet e votimit. Duke konfirmuar qendrimin e mbajtur ne Asamblene Kombetare Rama ka theksuar se ceshtja e fleteve te votimit eshte nje problem i KQZ. Kryeministri nuk ka fare pune as ai vete me fletet e votimit te cilat i trajton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha dje Rama.
Sakaq eshte KQZ ai qe posedon materialet zgjedhore dhe dhe sipas Kodit Zgjedhor i dergon ne Arkiven e Shtetit ku edhe mund ti terheqe z. Rama nese kerkon te kruhet hetim per to.
I pyetur dje se cfare do te behet me fletet e votimit dhe a pranon selia roze djegien e tyre kreu i PS-se ka theksuar se opozita kerkon vetem kutite e materialeve zgjedhore. Do te thote qe fletet e votimit nuk jane objekt i ketij hetimi dhe nuk jane pjese e interesit tone per transparencen te cilen do ta bejme duke hetuar kutite e materialeve zgjedhore tha kreu i PS-se duke theksuar se ne oferten e PS-se nuk ka asnje fjale per fletet e votimit.
Mw tej Rama shpjegoi dhe pse u bw oferta e re Pikerisht sepse duam qe kriza te zgjidhet pikerisht sepse duam qe Shqiperia te mos humbe nje tren tjeter per shkak te nje krize qe e mban vetem Sali Berisha kemi vendosur nje oferte te re ne tavoline.
Kryesocialisti theksoi se Oferta jone ka marre nje opinion pozitiv te shprehur publikisht nga zyra e Komisionerit per Zgjerimin por ne duam qe oferta jone te marre pergjigje pozitive nga njeriu qe e ka shkaktuar dhe e mban krizen hapur duke e thelluar ate nga Saliu i votave te vjedhura dhe i kutive te mbyllura.
Ai siguroi dhe nje here se me hetim ne kemi parasysh implementimin e rezolutes se PE dhe transparencen e kutive te materialeve zgjedhore si shtylle e patjetersueshme e ketij hetimi dhe shtoi E kemi thene shqip po e perserisim perdite fletet e votimit jane jashte objektit te ketij hetimi dhe jashte interesimit tone per kete hetim. Per interesat e vendit dhe per domosdoshmerine qe Shqiperia te mos pesoje te njejtin fat me statusin e kandidatit dhe me integrimin ne BE sic e pesoi me vizat qe i mori e fundit per shkak te mbetjes ne klase se perseritur si pasoje e keqqeverisjes ne e kemi bere kete oferte dhe presim pergjigjen nje ore e me pare per kete oferte.