Gjermania pas Greqise kritika te ashpra Irlandes per rritjen rekord te borxhit

- Eurozona ne rrezik
Dublini ka kerkuar 80 miliarde euro ndihme financiare cka eshte pranuar nga ministrat e financave te BE por nje pjese te mire te huase duhet ta paguaje Gjermania. Ky fakt ka ngjallur kritika ne radhet e qeverise Merkel te cilet kane kundershtuar huadhenien si dhe skane kursyer kritikat ndaj Irlandes te cilet ashtu si ne rastin e Greqise kane qene te paafte te kontrollojne borxhin publik duke e cuar ate ne nivele rekord mbi 33 te PBB-se
Recensioni ekonomik ka perfshire edhe Republiken e Irlandes brenda nje periudhe te shkurter kohore pas kolapsit te rende qe pesoi fqinji yne jugor Greqia. Prestigjiozja gjermane gazeta Bild shkruan sot se qeveria e Irlandes ska asnje plan afatgjate per rregullimin e problemeve te shumta qe rendojne sistemin bankar ndersa thekson se ky sektor ka nevoje per me shume se 50 miliarde euro financime. E perditshmja thekson se presioni mbi Irlanden vazhdon te rritet nderkohe qe nga ana tjeter shpreson te fondi i shpetimit te BE ku donatoret kryesore eshte Gjermania. Ministrtat Financave te eurozoes te mbledhur dje ne Bruksel kane diskutuar per rrezikun e nje stuhie qe mund te demtoje Euron. Dhe kjo per shkak te problemeve te medha financiare jo vetem te Greqise dhe Irlandes por edhe Portugalia Spanja dhe Holanda jane perfshire ne vorbullen e krizes ekonomike duke u klasifikuar si problematike. Ministria e Financave te Irlandes ka kerkuar nje ndihme financiare prej 80 miliarde euro te cilat u diskutuan ne takimin e ministrave ne Bruksel ne prani edhe te ministrit irlandez Brajan Lenihan. Pjesa me e madhe e fondit te Bashkimit Evropian per rimekembjen ekonomike te Irlandes do te shkoje nga Gjermania cka ka shkaktuar debate te ashpra brenda qeverise Merkel duke konsideruar se edhe ne rastin e Greqise vendi me fuqine me te madhe ekonomike ne BE shleu pjesen derrmuese te borgjeve rekord te Athines. Ne rastin e Irlandes deficiti buxhetor ka arritur ne 32 te PBB-se pra 10 here me e larte se normalja e Bashkimit Evropian. Gjithashtu Irlanda gezon edhe qindra miliarda borxhe ndaj bankave nderkombetare. Por njesoj si ne rastin e Greqise edhe Irlanda do mbeshtetet nga donatoret kryesore si Britania e Madhe dhe Gjermania. Ne mesin e donatoreve te huaj bankat gjermane dhe britanike kane shpenzuar deri me tani ne bonot e Irlandes plot 140 miliarde euro duke lehtesuar ndjeshem edhe ndihmen e Bankes Qendrore Evropiane. Sidoqofte ministrat e financave te BE apeluan per ndihme te shpejte drejt Irlandes me synim izolimin e krizes ekonomike dhe mos perhapjen e saj drejt eurozones. Por ende seshte e qarte nese Gjermania do pranoje te paguaje mbi 60 te fondit prej 80 miliarde euro te kerkuara nga qeveria e Dublinit. Kundershtimet e para erdhen nga radhet e CDU-se se Merkel te cilet theksuan se kjo nuk ben gje tjeter vecse con ne nivele te uleta mbeshtetjen e Kancelares ne radhet e votuesve gjermane.
Britania Ok ndihmes per Irlanden konfirmohet huaja financiare/ Britania e Madhe eshte gati te ndihmoje bankat e Irlandes duke marre pjese ne fondin mbeshtetes te zones se Euros. Lajmin e ka bere te ditur ministri britanik i Financave George Osborne. Do te bejme ceshtje e mundur ne interesin kombetar britanik. Irlanda eshte fqinji yne dhe eshte ne interesin tone qe ekonomia irlandeze te jete e shendetshme dhe qe te kete nje sistem bankar te qendrueshem- tha Osborne. Ministri theksoi se Britania do ta mbeshtese Irlanden ne hapat e nevojshme per te risjelle stabilitetin.
...