DASH vlereson me nota pozitive respektimin e lirise se fese ne Shqiperi dhe Kosove

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin per lirine e fese neper bote ne te cilin Irani Koreja e Veriut dhe aleatja e Shteteve te Bashkuara Arabia Saudite kategorizohen si vendet me shkeljet me te renda te te drejtave fetare. Nje numer vendesh vleresohen per tolerancen dhe mbrojtjen e fese mes tyre Shqiperia dhe Kosova.
Raporti vjetor per lirine e fese neper bote i kerkohet Departamentit te Shtetit ne baze te nje akti te Kongresit te vitit 1998 dhe vendet qe shelin lirine e fese mund te behen objekt i sanksioneve ameriane. Por Departamenti i Shtetit thote se qellimi nuk eshte ndeshkimi i tyre por permiresimi i praktikave ne kete aspket te rendesishem te te drejtave te njeriut.
Ne nje konference shtypi me rastin e publikimit te raportit sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e cilesoi lirine fetare te drejte themelore te te njeriut dhe element thelbesot te politikes se jashtme te Shteteve te Bashkuara.
Me kete raport ne nuk synojme te gjykojme vendet e tjera apo ta paraqesim veten si nje shembull te persosur te respektimit te lirise se fese. Por Shtetet e Bashkuara jane te preokupuara per lirine fetare ne kemi punuar me kembengulke per respektimi ne lirse se fese ne duam ta shikojme ate te respektohet ne gjithe boten dhe ne duam te ngreme zerin ne mbrojtje te burrave dhe grave te guximshme neper bote qe me kurajo dhe guxim kane praktikuar besimet e tyre pa marre parasysh dhunen dhe ndeshkimet.
Per Shqiperine raporti ve ne dukje se pergjithesisht qeveria respekton praktikimin e lirise se fese. Per periudhen ne shqyrtim nuk ka patur njoftime per shkelje te lirise se fese ne aspektin social apo diskriminim bazuar ne perkatesine besimin apo prakitimin e fese.
Megjithese me ligj Shqiperia eshte nje vend laik kushtetuta e Shqiperise thuhet ne raport mbron lirine e fese dhe ligje te tjera kane krijuar kushtet per praktikim lirisht te saj. Qytetaret kane te drejte te hedhin ne gjyq qeverine per shkeljen e lirive fetare.
Megjithese raporti flet me nota pozitive per harmonine fetare ne Shqiperi dhe qendrimin e qeverise ndaj besimeve te ndyshme ai ve ne dukje se pak perparim eshte bere lidhur me kthimin e pronave te institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kerkesat e te kater grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave te konfiskuara gjate rregjimit komunist megjithate shume raste mbeten ende te pazgjidhura.
Qeveria e Shteteve te Bashkuara thuhet ne raport e ka diskutuar lirine e fese me qeverine shqiptare ne kuader te politikes se saj per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi si dhe zyrtare te tjere te ambasades angazhojne shpesh udheheqes fetare zyrtare te qeverise dhe pjestare te shoqerise cilive ne takime diskutime aktivitete te ndryshme me rastin e festave ne kuadrin e mbeshtetjes se tyre per avancimin e metejshem te tolerances fetare.
Per lirine e fese ne Kosove raporti i Departamentit amerikan te Shtetit ve ne dukje se kushtetuta e vendit mbron lirine fetare dhe ligjet e tjera dhe politikat mbeshtesin pergjithesisht praktikimin lirisht te fese. Qeveria e Kosoves nuk ka bere ndryshime per sa i perket respektimit te lirise se fese per periudhen qe mbulon raporti.
Dhuna shorerore ndaj fese dhe tensionet mes komuniteteve etnike kane rene ne nje fare mase pas krijimit ne baze te Planit Ahtisari te komunave me shumice serbe. Megjithese diskriminimi shoqeror dhe dhuna ne rastet kur kane ndodhur duket se kane qene pergjithesisht te motivuara etnikisht lidhja e ngushte me etnise dhe fese e ka bere te veshtire te percaktohet nese ato e kane patur burimin ne armiqesite etnike apo fetare.
Pergjithesisht qeveria e Kosoves respekton praktikimin e lire te fere thuhet ne raport dhe nuk ka bere ndryshime lidhur me respektimin e lirive fetare gjate periudhes qe perfshin raporti. Megjithate ne raport vihen ne dukje ankesat e komunitetit protestant per dikriminim nga autoretet qendore dhe komunale. Ky komunitet thekson se nuk eshte lejuar te nderkoje kishin e tij protestane ne Decan dhe as te kete varrezat e tij atje dhe gjetke. Shpesh protestantet varrosen ne varrezat a myslimaneve dhe sherbesat funble per ta kryehen nga klerike myslimane. Ne raport theksohen gjithashtu disa raste sulmesh dhe shkaterimesh ndaj objekteve fetare dhe varrezave te ortodokese serbe.
Raporti ve gjithashtu ne dukje rastet e perjashtimit nga shkolla te nxeneseve qe kane vene shami koke dhe mosmarjen ne pune te mesueseve qe gjithashtu mbajne shami.
Qeveria e Shteteve te Bashkura e ka diskutuar lirine e fese me qeverine dhe perfaqesuesit fetare te Kosevs ne kuadrin e politkes se saj per mbrojten e te drejtave te njeriut. Qeveria amerikane ve ne dukej raporti ka nderhure ne raste te vecanta per te siguruar se institucionet fetare te Kishes Ortodokese Serbe dhe objektet e tashegimise kulturore te lidhur me te jene te mbrojtura.
Diplomatet ameriane kane bashkepunua me personalin ushtarak amerikan te KFOR-it per te mbrojtur objektet fetare ne teritorin qe eshte nen pergjegjesine e tyre dhe kane mbeshtetur perpjekjet per rikonstruksionin e kishave te demtuara ose te vandalizuara thuhet ne raport. Perfaqesuesit e qeverise amerikane perfundon raporti i Departamentit te Shtetit per Kosoven kane nderhyre per te mbrojtur integritetin e zones se Decanit dhe puna vazhdon ne shtate projekte rikonstruksioni te financuara me grante te qeverise amerikane si pjese e perpjekjeve te UNESCO-s per ruajtjen e trashegimise fetare dhe kulturore te vendit.