Rama Permbysja e rezultatit kercenon stabilitetin e vendit
TIRAN- Pas tensionimit te situates ne KQZ kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se eshte e pare ne syte e te gjitheve se ka fituar me 8 maj dhe disponon te 485 procesverbalet per cdo vote te numeruar ne cdo kuti votimi te kryeqytetit. Nga selia roze kreu i opozites apeloi ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te shpalle rezultatin mbeshtetur mbi procesverbalet.
Sipas tij kjo qe po ndodh sot kalon cdo cak te arsyes dhe kercenon kufirin e fundme te durimit te popullit qe votoi rezultatin e njohur boterisht. Skemi pasur kurre ndonje iluzion se kjo KQZ mund te sillet ndonjehere normalisht me te drejtat ligjore te opozites. Po tentohet te permbyset rezultati i zgjedhjeve ne Tiranes me nje vendim kryekeput te paligjshem nje akt dhune qe kercenon vete stabilitetin e vendit.
Apeli im per Saliun eshte te ndalet ketu dhe te mos imponoje nje shkelje ligjore qe nxjerr nga kontrolli procesin dhe minon themelet e bashkejeteses demokratike ne kete vend- apeloi Rama.
Nga ana tjeter ai theksoi se Shqiperia ka nevoje per ekuiliber qetesi siguri ne rrugen e saj dhe shqiptareve politika u detyrohet respekt per voten e tyre pune per zgjidhjen e problemeve te tyre vizion per te ardhmen e tyre. Kreu i socialisteve shprehu gatishmerine per te dhene kontributin e tyre me respekt pune e vizion per Shqiperine e te gjitheve.
Nderkohe qe sipas tij cka po ndodh ne KQZ sot mban eren e keqe te historive te shkuara qe smund dhe sduhet te perseriten. Kemi qene te qarte keto dite ne shprehjen e vullnetit tone per te pare perpara duke ofruar kontributin tone per nje klime te re politike por nese vihemi sot nga KQZ-ja perpara mbrapshtise se nje fakti te kryer ne shkelje te ligjit ska pike dyshimi se do reagojme me te gjithe fuqine e te drejtes qe ka sot me vete populli mbare - deklaroi kreu i PS-se.
Per te nxjerrja e rezultatit mbi bazen e 485 procesverbaleve te 485 qendrave te votimit ne Tirane eshte kerkese e ligjit eshte kerkese e qytetareve eshte kerkese e komunitetit nderkombetar e shprehur qarte sot.
Ne daljen e tij publike Rama beri edhe nje apel qetesues per te gjithe simpatizantet e PS-se duke thene ska force qe vjedh forcerisht rezultatin e tyre fitues ne Tirane. Pas numerimit te 485 qendrave te votimit ne 11 njesite bashkiake ne kryeqytetit rezultati eshte permbysur permes votave nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama.
Megjithese diten e fundit te numerimit te votave ne Komisionin Zonal te Administrimit Zgjedhor 49 kandidati i Partise Demokratike ishte disa vota perpara pas hapjes se kutive rezultati doli ne favor te rivalit te tij. Gara zgjedhore e 8 majit per kryeqytetin solli ngushtimin e rezultatit dhe do te ishte kutia e fundit ajo qe do te percaktonte fituesin.