E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Përvjetori i parë i NATO-s e gjen opozitën të angazhuar për protesta

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha sot se fakti është që përvjetorit i parë i hyrjes në NATO, e gjen opozitën të angazhuar në organizimin e protestave në gjithë vendin, me synimin për të realizuar një protestë që do kulmoj në Tiranë, më 30 prill. “Ky fakt është i mjaftueshëm për të treguar se çfarë ka ndodhur në 1 vit Shqipëri në NATO, në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve, në kundërshtim me interesat e vendit, në kundërshtim me të gjitha parimet dhe garancitë e kësaj familje popujsh të lirë, të organizuar në një aleancë ushtarake për të mbrojtur liritë e tyre”, deklaroi Rama, gjatë një komunikimi me gazetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›