Oketa: Forcat e Armatosura, progres në përmbushjen e standardeve të NATO-s
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehu besimin se edhe gjatë këtij viti Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e të gjitha standardeve të NATO-s. “Mund të them me bindje të plotë se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë qenë vazhdimisht në krye të këtij procesi, kjo edhe për faktin se kanë pasur një asistencë nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha Oketa.