E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Plan gjithëpërfshirës për përballimin e situatës

Opozita është e angazhuar në bashkëpunimin me strukturat e shtetit për të përballuar situatën e vështirë që kanë krijuar reshjet e borës në shumë zona të vendit. Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama është shprehur se opozita i kërkon qeverisë hartimin e një plani gjithëpërfshirës, për realizimin e të cilit bashkëpunimi të jetë pa dallime partiake.

Rama i cilësoi të vonuara masat e qeverisë , ndërsa theksoi se ajo është gjunjëzuar para situatës së krijuar, për shkak të mungesës së strukturave.

Shteti është gjunjëzuar. Prej dy javësh vendi është i bllokuar dhe qeveria vetëm mbrëmë u kujtua. Në selinë e PS-së vijnë telefonata  të panumërta ku njerëzit kërkojnë ndihmë. Kryetarët tanë të komunave janë të angazhuar të bëjnë gjithçka së bashku me deputetët e zonës, por mundësitë e tyre janë të kufizuara. Qeveria ta mos fshihet pas mbledhjeve boshe. Një plan gjithëpërfshirës është i domodsoshëm, duhet bashkëpunim pa dallime partiake. Ne jemi gati të bëhemi pjesë e zinxhirit të solidaritetit në ndihmë të familjeve të izoluara, tha Rama.

Rama u shpreh se opozita e ka kërkuar parashikimin e fondeve të emergjencës për situata  të tilla në nëntor të vitit të kaluar. Në nëntor kërkuam me ngulm parashikimin e një fondi në buxhet për situata të tilla dhe ja ku jemi sot, tha kreu i PS-së.

Më tej, ai u ndal në çështjen e krizës energjitike, e cila sipas tij mund të çojë drejt kolapsit energjetik.

Mungon një plan për të përballuar krizën energjetike, kur lajmet nga vendet fqinje nuk janë të mira. Prerjet e energjisë po ndihen kudo në vend. Borxhi i KESH-it është dramatik. Kriza energjitike mund të çojë në kolaps energjetik. Të mos shiten hidrocentralet për të larë borxhet, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›