Arrestohen 5 gazetarë të The Sun, u jepnin ryshfet zyrtarëve lokalë dhe punonjësve të policisë
S’ndalen leksioni anglez për përgjuesit dhe ryshfetxhinjtë në gazetari
Marrja e informacioneve në mënyrë të paligjshme, aq më tepër atëherë kur klasifikohen si sekrete hetimore, mund të të kushtojë lirinë. Në Britaninë e Madhe janë arrestuar 5 gazetarë të tabloidit The Sun, në kuadër të një hetimi mbi ryshfete të dhënë agjentëve të policisë në këmbim të informacioneve. Gazetarët, sipas mediave britanike, ja emra të mirënjohur të gazetës dhe mes tyre është edhe nëndrejtori Geoff Webster. Ata janë arrestuar në kuadër të çështjes “Elveden”, që muajin e kaluar përfshiu edhe katër persona të tjerë të “News Coorporation” dhe një polic. Në operacionin e fundjavës së kaluar, të njëjtat burime saktësojnë se, është arrestuar edhe një tjetër agjent i policisë, si dhe një punonjës i Ministrisë së Drejtësisë. Operacioni në fjalë është pjesë e operacionit të mëparshëm të koduar me emrin “Ëeeting”, që zbuloi skandalin e përgjimeve nga “Neës of the Ëorld”. Gazetarët e të përditshmes britanike arrinin të depërtonin në brendësi të çështjeve hetimore dhe më pas të publikonin pjesë të hetimeve. Kjo, për organet hetimore përbënte shqetësim, pasi hetimet dekonspiroheshin dhe si të tilla vënia e drejtësisë bëhej gjithnjë e më e vështirë. Pas mbylljes së të famshmes botërore, “Neës of the Ëorld” e cila përgjonte në mënyrë të paligjshme funksionarë të rëndësishëm publikë, pushtetarë dhe biznesmenë të fuqishëm, radha për marrjen e masave ndëshkimore i ka ardhur edhe portalit më të madh në Britaninë e Madhe, Th Sun. Në një shtet demokratike ku liria dhe privatësia mbrohet me ligj, marrja e informacioneve në mënyrë të paligjshme, aq më tepër atëherë kur klasifikohen si sekrete hetimore, mund të të kushtojë lirinë.