E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu më i madh në botë, prej 10 vitesh nuk lëviz nga shtëpia

Keith Martin, i cili jeton në Londër besohet se është njeriu më i madh në botë. Ai peshon 381 kg dhe prej 10 vitesh nuk lëviz nga shtëpia.

Obezi, thotë se nuk ka një marrëdhënie me femrat që prej 20 vitesh ndërsa është bërë i fiksuar pas ushqimit pas vdekjes së nënës.

E urrej atë që i kam bërë vetes, thotë Martini. Nëna ime vdiq kur isha 16 vjeç. Nuk u kujdesa për asgjë pas kësaj. Haja çdo gjë dhe gjithçka, shton ai.

18 persona dhe një ambulancë dhe një ekuipazh prej 4 infermieresh, 4 kujdestarësh dhe dy motrat e tij po kujdesen për ta mbajtur gjallë.

Përfaqësues të Librit të Rekordeve Guinness kanë shprehur interes për të përcaktuar nëse Martin është njeriu më që peshon më shumë dhe që është ende gjallë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›