E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Vendorët të dorëzojnë listat paraprake

Gjatë mbledhjes kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i bëri apel krerëve të njësive të qeverisjes vendore që të dërgojnë sa më parë listat paraprake të votuesve. Debate për anëtarin e tretë e të katërt të grupeve të numërimit. 

TIRANE-Shqyrtimi i projekt - udhëzimit për caktimin e partive politike të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 28 qershorit është shoqëruar me debate në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Përfaqesuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj kundërshtoi projekt udhëzimin dhe kërkoi shtyrjen e shqyrtimit me pretendimin se PAD dhe PDK nuk mund të rreshtohen në bllokun e partive të pakicës parlamentare pasi sipas Gjoncaj këto njihen si parti të aleancave qeverisese dhe parlamentare.

Në të njëjten linjë debati diskutoi edhe nënkryetarja Dëshira Subashi, e cila tha se “përcaktimi i shumicës dhe pakices parlamentare nuk duhet të mbështetet në zgjedhjet e 2005 por në alencat aktuale”

Pas debatit dhe pushimit prej 15 minutash, me 6 vota pro dhe nje kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për shtyrjen e shqyrtimit të këtij projekt udhëzimi. Me parë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i bëri apel krerëve të njësive të qeverisjes vendore që të dërgojnë sa më parë listat paraprake të votuesve. Në rast të kundert tha Ristani do të merren masa administriative deri në kallzim penal për kreret lokal.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›